web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Roma e pëson në fund, verdhekuqtë nuk njohin ende fitore në Serinë A

15 Shtator 2024, 14:43, Sport CNA

Roma e pëson në fund, verdhekuqtë nuk njohin ende fitore në

Roma ka harruar shijen e fitores. Verdhekuqtë dështuan edhe në javën e katërt, për të marrë fitoren e parë për këtë sezon në Serinë A.

Kryqytetasit e drejtuar nga trajneri Daniele de Rossi, nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 ndaj Genoa-s në transfertë.

Roma e mbylli pjesën e parë në avantazh, pas golit të shënuar nga Dovbyk në minutën e 38-të.

Fraksioni i dytë i lojës foli më shumë për Genoa-n, që ia doli të barazojë shifrat në sekondat e fundit. Në minutën e 96-të, De Winter, shfrytëzoi një krosim nga e majta dhe me kokë e ndali topin në rrjetë, për të barazuar ndeshjen.

Pas këtij barazimi, Roma mban vendin e 15-të me vetëm 3 pikë, ndërsa Genoa renditet në vendin e nëntë me 5 pikë.





Lajmet e fundit nga