web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Chiellini rikthehet te Juventus-i, posti që do të ketë ish-mbrojtësi te bardhezinjtë

15 Shtator 2024, 12:05, Sport CNA
Chiellini rikthehet te Juventus-i, posti që do të ketë
Giorgio Chiellini, Burimi: Juvefc.com

Giorgio Chiellini rikthehet te Juventus-i.

Mediet italiane bëjnë me dije se ish-mbrojtësi do të nisë një karrierë menaxheriale te klubi bardhezi.

Një angazhim për të përfaqësuar atë që ishte ekipi i tij për shumë sezone në marrëdhëniet me institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare të futbollit.

Megjithatë, ai nuk do të jetë thjesht në një rol ambasadori, por Chiellini do të përfshihet ngushtë në fusha të tjera të klubit si të ardhurat, financat, burimet njerëzore dhe ligjore.

Megjithatë, përfshirja e tij në fushën sportive nuk pritet të ndodhë, të paktën për momentin./CNA





Lajmet e fundit nga