web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dëmtimi i Manajt, trajneri zbulon sa do të mungojë

15 Shtator 2024, 10:50, Sport CNA

Dëmtimi i Manajt, trajneri zbulon sa do të mungojë


Rei Manaj gjeti golin e parë sezonal në Turqi, me fanellën e Sivasspor. 

Sulmuesi shqiptar ishte autor i një goli, në sfidën që skuadra e tij fitoi ndaj Gaziantep, me rezultatin 3-2. 

Për fatin e keq të 27-vjeçarit, ai u detyrua që të largohej nga fusha në minutën e 42-të për shkak të një lëndimi të pësuar. 

Bëhet fjalë për një dëmtim muskulor, që do ta mbajë gjatë sulmuesin jashtë.

Trajneri i Sivasspor-it ka zbuluar se Manaj do të jetë jashtë për tri javë. Lojtari pritet të jetë gati për ndeshjet e Shqipërisë në muajin tetor, por mbetet të shihet nëse do të grumbullohet apo jo. 





Lajmet e fundit nga