web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Derbi” edhe në merkato, Inter-i gati të “rrëmbejë” sulmuesin që ndjek Milan-i

15 Shtator 2024, 14:25, Sport CNA
“Derbi” edhe në merkato, Inter-i gati të
Marota

Kur bëhet fjalë për merkato, klubi i Inter-it e ka treguar se është ekspert për të bërë afrime me zero kosto.

Së fundmi, sipas raportimeve të medieve italiane, “ziklatrit” synojnë që të afrojnë falas sulmuesin kanadez të Lille, Jonathan David.

David është ndjekur me shumë interes gjatë merkatos së verës nga Milan-i, por që në fund nuk pati një transferim.

Tashmë Inter-i po mendon për të “rrëmbyer” qershorin e ardhshëm lojtarin e shumëdëshiruar nga “kuqezinjtë” e Milano-s me të njëjtën formulë siç ndodhi me Taremi-n dhe Zielinski-n.

Inter-i gjithashtu mund të përpiqet t’i bëjë një ofertë Lille që në janar për të kaluar përpara konkurrencës./CNA

“Derbi” edhe në merkato, Inter-i gati të
Jonathan David, Burimi: Transfermarkt




Lajmet e fundit nga