web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sfida me Skënderbeun, dy “përforcime” për Dinamon

15 Shtator 2024, 13:01, Sport CNA

Sfida me Skënderbeun, dy “përforcime” për Dinamon

Dinamo City do të përballet me Skënderbeun këtë të hënë, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në Superiore.

Pas barazimit me Partizanin në derbi, blutë do të kërkojnë triumfin e parë, në drejtimin e trajnerit Ilir Daja.

Për këtë sfidë, Dinamo do të ketë edhe dy rikthime të rëndësishme në mesfushë. I sigurt është rikthimi i mesfushorit Bakari Gudiabi. Senegalezi mungoi ndaj Partizanit për shkak të kartonit të kuq të marrë kundër Elbasanit.

Pritet që jetë gati edhe mesfushori tjetër, Klevi Qefalija, i cili ka lënë pas dëmtimin dhe është bashkuar me grupin në stërvitje.





Lajmet e fundit nga