web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Van Persie sheh “makthe” si trajner, skuadra e tij mposhtet 9-1

15 Shtator 2024, 13:51, Sport CNA

Van Persie sheh “makthe” si trajner, skuadra e tij mposhtet 9-1

Në fushë si lojtar ka shkëlqyer, por aventura si trajner nuk ka nisur dhe aq mirë për Robin van Persie.

Holandezi përjetoi një humbje turpëruese në stolin e Heerenveen, në sfidën e javës së pestë në Eredivisie.

Skuadra e drejtuar nga Van Persie u mposht me shifrat e thella 9-1 nga AZ Alkmaar. Heerenveen i Van Persie ka fituar vetëm një nga katër ndeshjet e tyre këtë sezon dhe është në vendin e 12-të në renditjen me 18 ekipe.

Sezoni është ende i gjatë dhe Van Persie do të ketë kohë për të korrigjuar gjërat përpara se situata të përkeqësohet.

Heerenveen përfundoi i 11-ti në Eredivisie sezonin e kaluar përpara se të vendoste të emëronte Van Persie si trajner kryesor, në verë.

 





Lajmet e fundit nga