LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E papritur! Në Turqi transferohet edhe Arbnor Muja

9 Shkurt 2024, 20:59, Sport CNA
E papritur! Në Turqi transferohet edhe Arbnor Muja

Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Arbnor Muja është zyrtarisht lojtar i klubit turk të Samsunspor.

Në një reagim në rrjetet sociale, Samsunspor bën me dije se kanë afruar 25-vjeçarin shqiptar, i cili ishte pjesë e Royal Antwerp, deri në qershor të 2027-ës.

“Mirësevjen Arbnor Muja! Lojtari i kombëtares shqiptare të futbollit, i cili së fundmi ishte pjesë e Royal Antwerp FC, Arbnor Muja ka firmosur për 3 vite e gjysmë me Samsunspor”-bën me dije klubi turk.

Muja largohet nga Royal Antwerp pas një viti e gjysmë, për të nisur një eksperiencë të re me skuadrën turke të Samsunspor-it. 

Lajmet e fundit nga