web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ancelotti i del në krah Rodrygo-s: Ka të drejtë që zemërohet!

13 Shtator 2024, 13:38, Sport CNA

Ancelotti i del në krah Rodrygo-s: Ka të drejtë që

Ditët e fundit në Spanjë është përfolur shumë për faktin që sulmuesi i Real Madrid-it, Rodrygo, nuk ishte në listën e lojtarëve të nominuar për “Topin e Artë” 2024.

Talenti brazilian nuk e ka marrë fare mirë këtë përjashtim dhe pakënaqësinë e ka shfaqur edhe publikisht.

Së fundmi në lidhje më këtë rast ka reaguar edhe trajneri i Real Madrid-it, Carlo Ancelotti, i cili deklaron se Rodrygo ka shumë të drejtë që zemërohet.

“Sezoni i tij nuk u vlerësua dhe për këtë arsye ai nuk u nominua në mesin e kandidatëve për 'Topin e Artë'. Ai e meritonte të ishte aty dhe e kuptoj pse ai është i zemëruar. Disa e kanë harruar atë që ai bëri në Champions League, golin kundër Manchester City-t apo çdo rast sa i rëndësishëm ishte për ne”, - u shpreh tekniku italian.

23-vjeçari brazilian ishte mes emrave kryesorë të Real Madrid-it në fitoren e titullit kampion në La Liga dhe në triumfin në Champions League./ CNA





Lajmet e fundit nga