web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tirana “ndëshkon” talentin, nuk pranon të rinovojë kontratën

13 Shtator 2024, 10:02, Sport CNA
Tirana “ndëshkon” talentin, nuk pranon të rinovojë
Skuadra e Tiranës

Tirana ka vendosur që të “ndëshkojë” talentin e portës, Leon Kozin, duke e dërguar në tribunë për dy ndeshje me radhë.

Ky vendim i klubit “bardheblu” duket se ka ardhur nga fakti që 21-vjeçari nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me kryeqytetasit, ndërsa ajo që ka momentalisht skadon vitin e ardhshëm.

Në një situatë të tillë klubi i Tiranës ka vendosur që ta lërë në tribunë deri kur lojtari të vendosë të ndryshojë vendim.

Mbetet për t’u parë në javët e ardhshme nëse palët do të gjejnë një marrëveshje për rinovimin ose në rast të kundërt nëse Tirana do të vazhdojë ta dënojë duke e lënë në tribunë deri në përfundim të kontratës./ CNA





Lajmet e fundit nga