web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Flet për të ardhmen, Yamal: Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?

13 Shtator 2024, 08:26, Sport CNA
Flet për të ardhmen, Yamal: Të largohem nga Barcelona për
Lamine Yamal, Burimi: El Hormiguero

Lamine Yamal i premtoi besnikëri Barcelona-s, ndërsa në një intervistë të dhënë për mediet spanjolle deklaroi se dëshiron që të qëndrojë deri në fund të karrierës së tij te katalanasit.

I pyetur nëse do të pranonte të largohej për 120 milionë euro, shifër me të cilën vlerësohet momentalisht kartoni i tij në “Transfermarkt”, sulmuesi 17-vjeçar e tha qartë që nuk e mendon aspak një opsion të tillë.

“Jo, sepse do të thotë se do të largohem nga Barcelona dhe unë nuk dua të largohem kurrë nga ky klub. Dua të bëhem një legjendë këtu”, - tha fillimisht sulmuesi.

Teksa sa i përket faktit që e krahasojnë me një legjendë të klubit “blaugrana” siç është Lionel Messi, Yamal tha se ndihet i nderuar kur dëgjon diçka të tillë, por shtoi se është e pamundur të arrish në nivelin e argjentinasit.

“E vlerësoj që njerëzit më krahasojnë me Leo Messi-n, pasi ai është më i miri, por është e pamundur të arrish nivelin e tij”, - u shpreh ndër të tjera kampioni i Evropës me Spanjën.

Ndërsa, Lamine Yamal vazhdon të punojë dhe të kontribuojë në sukseset e Barcelona-s, pritet që të kthehet në një figurë ndoshta po aq të dashur sa Messi te tifozët e këtij klubi./ CNA

 





Lajmet e fundit nga