web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Rubin Kazan nuk i ndahet shqiptarëve, prezantohet Hoxha

12 Shtator 2024, 20:16, Sport CNA

ZYRTARE/ Rubin Kazan nuk i ndahet shqiptarëve, prezantohet Hoxha

Klubi i Rubin Kazan, duket se është dashuruar me shqiptarët. Pas Mirlind Dakut, klubi rus ka afruar edhe dy shqiptarë të tjerë në skuadër.

I pari ishte sulmuesi Marvin Ccuni, i cili u afrua nga italianët e Frosinone. Ditën e sotme, Rubin Kazan, prezantoi mesfushorin Veldin Hodza (Hoxha), i cili afrohet nga kroatët e Rijekës.

Ky transferim i 21-vjeçarit i kushtoi Rubinit, 2 milionë euro. Hoxha është aktualisht pjesë e Kroacisë U-21, ndërkohë që kohët e fundit ka pasur interes nga Kosova.





Lajmet e fundit nga