web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

UEFA u beson arbitreve shqiptare, Rusta do të drejtojë ndeshjen Sporting-Real Madrid në Champions League

13 Shtator 2024, 10:36, Sport CNA
UEFA u beson arbitreve shqiptare, Rusta do të drejtojë ndeshjen
Emanuela Rusta

Emanuela Rusta është arbitrja e caktuar nga UEFA për të vendosur drejtësi në ndeshjen e Champions League mes Sporting dhe Real Madrid-it.

Këtë lajm e ka bërë publik Federata Shqiptare e Futbollit përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thekson se katër gjyqtare shqiptare janë caktuar për të arbitruar duelin e femrave mes Sporting Lisbona-s dhe Real Madrid-it në Champions League.

Në këtë takim Emanuela Rusta do të ndihmohet nga tri arbitre të tjera shqiptare, Erinda Kume, Mirjeta Salla dhe Eglantina Pjetrushaj.

Kjo nuk është hera e parë që UEFA u ka besuar gjyqtareve shqiptare një ndeshje të rëndësisë së tillë pasi kohë më parë Rusta drejtoi ndeshjen e femrave mes Benfica-s dhe Barcelona-s.

Ndeshja mes Sporting-ut dhe Real Madrid-it do të luhet më datë 19 shtator (e enjte) duke nisur nga ora 17:00./ CNA

UEFA u beson arbitreve shqiptare, Rusta do të drejtojë ndeshjen
Emanuela Rusta, Burimi: FSHF




Lajmet e fundit nga