web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rikthimi i Brojës në fushë? Ja si përgjigjet trajneri i Everton-it

13 Shtator 2024, 10:50, Sport CNA
Rikthimi i Brojës në fushë? Ja si përgjigjet trajneri i
Armando Broja, Everton

Trajneri i Evertonit, Sean Dyche, zbulon se kur pritet të zbresë në fushë sulmuesi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Armando Broja.

Në konferencën e dhënë për mediet në prag të ndeshjes ndaj Aston Villa-s, ai foli për gjendjen shëndetësore të shqiptarit.

“Broja do të ketë nevojë edhe për pak kohë. Mendoj se të gjithë janë në dijeni të kësaj situate. Ai ka pësuar një dëmtim jo të lehtë dhe kjo do t’i marrë atij pak kohë”, - u shpreh Dyche.

Si pasojë e këtij dëmtimi, Broja mungoi edhe në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve të Shqipërisë në muajin shtator, me “kuqezinjtë” që u përballën me Ukrainën dhe Gjeorgjinë./ CNA





Lajmet e fundit nga