
Rriten temperaturat/ Moti për ditën e sotme
Prezenca prej disa ditësh e masave ajore me origjinë Oqean...
Popullsia në moshë pune zvogëlohet me 101 mijë persona pas pandemisë. Popullsia e vendit prej tri dekadash është në trend rënës, por popullsia në moshë pune (15-64 vjeç) është duke u tkurrur me ritme më të shpejta.
Sipas të dhënave të INSTAT, më 1 janar të vitit 2023, popullsia e përgjithshme e vendit pësoi rënie me 1.1% në raport me vitin 2022, ndërsa popullsia në moshë pune pësoi rënie me 1.8%.
Popullsia në moshë pune u reduktua me rreth 101 mijë persona në krahasim me vitin 2019, para pandemisë. Aktualisht popullsia në moshë pune është 1,864,062 persona nga 1,974,207 në vitin 2019, ose 101 mijë më pak.
Rënien më të fortë shihet ta ketë grupmosha 20-24 vjeç, me më shumë se 17% që nga viti 2019. Rënia në këtë grupmoshë reflekton emigracionin e lartë të të rinjve jashtë vendit. Më tej, rënie të madhe ka pësuar popullsia në moshën 15-19 vjeç, kur në vitin 2023 numërohen 35 mijë persona më pak se, në vitin 2001.
Popullsia në moshë pune ka pësuar rënie për të gjitha grupmoshat deri në 59 vjeç, përveç 35-39 vjeç ku kishte rritje me 7.1% në krahasim me 1 janar 2022. Më tej shihet se vetëm forca e punës në prag pensioni (60-64 vjeç) ka pësuar rritje me 8.7%.
Projeksionet e popullsisë tregojnë se popullsia në moshë pune do të bjerë me ritme më të shpejta sesa popullsia e përgjithshme në pothuajse të gjitha qarqet.
Tirana është qarku i vetëm në të cilin parashikohet rritje e konsiderueshme në forcën potenciale të punës (me 20% deri në vitin 2031, sipas skenarit normal me shpërndarje gjeografike dhe emigrim konstant brenda vendit).
Rënia më e fortë në forcën e mundshme të punës parashikohet për Gjirokastrën (me -43%), si dhe për Beratin dhe Dibrën (me të paktën -30%).
Ekspertët e demografisë pohojnë se Shqipëria ndodhet në mes të dritares së mundësisë ekonomike që shtrihet përafërsisht në fillim të viteve 2020.
Mosha mesatare e forcës së punës është mbi 40 vjeç dhe nëse do të aplikoheshin politikat e duhura, ekonomia e vendit do të ishte në kulmin e produktivitetit prej kësaj mundësie. Forca e punës në Shqipëri është në moshën ku përvoja dhe mosha janë kombinim ideal për të prodhuar maksimumin e përfitimeve.
Rënia e popullsie në moshë pune ka efekt pozitiv në rënien e papunësisë (në mënyrë mekanike për shkak të emigrimit) përveç të tjerash qëndron dhe në faktin se reduktohen shpenzimet buxhetore për të paguar kategorinë e të papunëve.
Megjithatë, në të njëjtën kohë që reduktohet buxheti për mbulimin e pagesës sociale për të papunët, si pasojë e uljes së numrit të papunësisë nga emigracioni, reduktohen dhe të ardhurat nga taksimi në buxhet, i ardhur për të njëjtën arsye, nga emigracioni.
Në një situatë të tillë, shumë shpejt vendi do të humbë konkurrueshmërinë në rajon edhe për investimet e huaja. Aktualisht është krahu i lirë i punës që ka sjellë në Shqipëri kompanitë e huaja. Por gjatë dekadës së ardhshme, edhe kjo mundësi duket se do të shterojë./Monitor
Prezenca prej disa ditësh e masave ajore me origjinë Oqean...
Gjatë vizitës që zhvilluan sot në katedralen e Shën Shtjef...
Shqiptarët po ikin gjithmonë e më shumë dhe pjesa më e...
Do të mbetet territori shqiptar nën ndikimin e masave ajro...
Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lag...
Një studim i INSTAT zbulon se pjesa më e madhe e lumenjve ...
Teologu Miron Çako ka zbuluar se ka sekte apo persona feta...
Territori shqiptar vijon në ndikimin e motit të kthjellët ...
Dita Botërore e Mjedisit e njohur edhe si Dita ndërkombëta...
Mbeten masat ajrore të paqëndrueshme në Ballkanin Perëndim...
Sasitë e mëdha të mbetjeve plastike rëndojnë sistemet ekol...
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzha...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atm...
Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lag...
Ekspertë nga Shqipëria dhe Mali i Zi publikuan në Shko...
Moti i kthjellët dhe temperatura të larta do të dominojnë ...
Shqipëria ka vijuar të mbetet shteti i Europës me numrin m...
Kthjellimet dominojnë territorin shqiptar deri në mesditë ...
Mbeten masat ajrore të paqëndrueshme në Ballkanin Perë...
Paqëndrueshmëria që ka përfshirë kontinentin europian do t...
Emisioni Stop në Tv Klan ka publikuar disa herë rastin e H...
Sotir Miçi është një qytetar 66-vjeçar, i cili tregon se n...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës emërimet nepotike ...
Ish-kandidati i "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë e Kuçovës, L...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Policia ka vënë në pranga 38-vjeçarin me iniciale A. C., m...
Një makinë u dogj ditën e sotme në fshatin Gëziq...
Autoritet spanjolle kanë kapur një sasi prej 1700 kg kokai...
Autoritetet spanjolle kanë goditur organizatën krimina...
Ditën e martë dhe ditën e mërkurë moti parashikohet të...
Ndonjëherë mund të duket e pamundur të qëndrosh zgjuar gja...
Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në t...
Ditën e diel do të kemi ndryshim të situatës meteorolo...
Politikani Fatmir Limaj ka zbuluar “prapaskenat” e sit...
Pavarësisht vështirësive me të cilat mund të përballen, em...
Senatori amerikan Bob Menendez po u reziston thirrjeve në ...
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shteti...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Sot, më 26 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Energjia për javën e fundit të shtatorit dhe datën 1 tetor...
Sot, më 25 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Sot, më 24 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.3 l...