Sëmundja e mëlçisë me pasoja të rënda/ Cilat janë shenjat që nuk duhet t’i neglizhoni
Sëmundja e dhjamosjes jo alkoolike të mëlçisë (Steatoza jo...

Që stresi kronik është i dëmshëm për shëndetin në përgjithësi, dhe në veçanti për atë të zorrëve, kjo dihet prej disa kohësh. Por tani arsyen e ka zbuluar një studim i fundit i publikuar në revistën “Cell”. Sipas tij, disa substanca të prodhuara nga një tru nën stres arrijnë të stimulojnë qelizat imune të zorrëve dhe të shkaktojnë inflamacion. Por ato e bëjnë këtë përmes një sërë hapash që deri më tani nuk diheshin.
Sëmundjet kronike inflamatore të zorrëve (në anglisht IBD) si Sindroma Crohn dhe koliti ulceroz, janë patologji të karakterizuara nga inflamacioni i zorrëve dhe përfshijnë simptoma të tilla si diarre, lodhje, dhimbje barku dhe në rastet më të rënda gjakderdhje rektale.
Shfaqja e këtyre sëmundjeve është shpesh rezultat i ngjarjeve shumë stresuese, si humbja e vendit të punës apo përfundimi i një marrëdhënieje. Kujdesi për shëndetin mendor është një ndihmë e madhe në menaxhimin e këtyre gjendjeve. Por shpesh ai neglizhohet sepse e gjithë vëmendja është e përqendruar tek trajtimet farmakologjike.
Kristof Tais dhe kolegët e tij mikrobiologë në Universitetin e Pensilvanisë në Filadelfia, SHBA kanë zbuluar shkaqet molekulare të kësaj lidhjeje. Gjatë niveleve maksimale të stresit, truri dërgon sinjale tek gjëndrat mbiveshkore, të vendosura në skajin e sipërm të secilës veshkë. Në kundërpërgjigje këto të fundit prodhojnë një grup të veçantë kimikatesh, hormonesh steroide të quajtura glukokortikoidë.
Taiz dhe kolegët supozuan fillimisht se glukokortikoidet, stimulojnë drejtpërdrejt qelizat imune në zorrë. Por studimet tek minjtë, kanë treguar ekzistencën e një numri “lojtarësh të ndërmjetëm”. Në fakt, hormonet në fjalë veprojnë tek neuronet e zorrëve (qeliza që janë pjesë e sistemit nervor enterik dhe që rregullojnë për shembull lëvizjet e muskujve të lëmuar të zorrëve) dhe qelizat që i lidhin ato, qelizat glia.
Nën ndikimin e glukokortikoideve, disa qeliza gliale stimulojnë qelizat imune të zorrëve, të cilat lëshojnë molekula inflamatore sikur të reagojnë ndaj sulmit të një patogjeni. Por nuk ka asnjë kërcënim të jashtëm dhe efekti i vetëm i këtij “frikësimi” është rritja e inflamacionit.
Një pasojë e dytë e glukokortikoideve, është se ato parandalojnë zhvillimin e plotë të qelizave nervore ende të papjekura. Këto neurone do të jenë më pak efektive në kontrollin e lëvizjeve të zorrëve, gjë që mund të shkaktojë probleme të mëtejshme të tretjes për ata me IBD.
Një fakt paradoksal, është se hormonet steroide përshkruhen shpesh si një trajtim për ata që vuajnë nga koliti ulceroz ose Sindroma Crohn. Sipas autorëve të studimit, ajo që bën diferencën është periudha e ekspozimit ndaj këtyre substancave: duhet të përdoren për një kohë të shkurtër, pasi në terapitë medicinale kanë një efekt anti-inflamator, ndërsa prania e tyre kronike sjellin efektin e kundërt, dhe shkakton inflamacion.
Studimi nënvizon rëndësinë për ata që vuajnë nga sëmundjet kronike inflamatore të zorrëve, të zbatimit të strategjive të menaxhimit të stresit, së bashku me trajtimet farmakologjike, në mënyrë që të rritet efektiviteti i trajtimeve. Për më tepër autorët e studimit theksojnë se stresi mund të ndikojë negativisht edhe tek patologjitë që prekin organet e tjera, si mushkëritë dhe lëkura, ndoshta duke ndjekur mekanizma të ngjashëm me atë të sapo është zbuluar./ Përkthyer nga CNA.al
Sëmundja e dhjamosjes jo alkoolike të mëlçisë (Steatoza jo...
Një tjetër rast suksesi është trajtuar nga ekipi i mjekëve...
Është realizuar me sukses në spitalin Hygeia një ndërhyrje...
Sistemi ynë imunitar është kompleks dhe i përbërë nga ...
Depresioni ka shumë shkaktarë. Faktorë të tillë si gje...
Studiuesit kanë zbuluar një test gjaku i cili identifi...
Ekspertët kanë realizuar një studim afatgjatë me rreth 500...
Çdo minutë 10 milionë duhanpirës ndezin një cigare dhe 15 ...
Pak muaj pas vendosjes së skanerit ultramodern në Spitalin...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Mana...
Dy agjenci të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) pa...
Është sërish sezoni i alergjive. Nëse jeni ndër personat q...
Rritja e shpejtë e qyteteve shoqërohet me shumë sfida....
Dyzet milionë infeksione në javë deri në fund të këtij...
Sipas një studimi të fundit, ku janë përfshirë rreth 10,00...
OBSH mund të fitojë kompetenca për të detyruar Mbretër...
Ekspozimi i duhur nën rrezet e diellit do të thotë që ...
Janë duke u kryer negociata dhe krijuar plane nga Organiza...
Në një takim të zhvilluar sot në Gjenevë mes Ministres...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Man...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...