web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Studimi: Pse depresioni është më i zakonshëm tek banorët e periferive sesa të qendrave të qyteteve

27 Maj 2023, 08:56, Shëndeti CNA
Studimi: Pse depresioni është më i zakonshëm tek
Foto ilustruese

Rritja e shpejtë e qyteteve shoqërohet me shumë sfida. Si mund të ndërtojmë duke pasur më shumë hapësira të gjelbra? Dhe si mund të mbështesim shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve që jetojnë në zonat urbane? Kjo gjë duket se përfshin një kompromis.

Studime të shumta tregojnë se lagjet më të dendura, janë relativisht më të mira për planetin, por ato kanë rreziqe më të larta të prekjes nga depresioni. Nuk besoj se është e habitshme pse depresioni është më pak i zakonshëm në fshat.

Stresi, zhurma, ndotja e ajrit, vetmia dhe mungesa e dritës së diellit në katin e parë të një apartamenti shumëkatësh, janë vetëm disa shembuj të sfidave me të cilat përballen banorët e qytetit. Në fakt, këta faktorë mund të qëndrojnë pas me 39 për qind të rrezikut nga depresioni për zonat urbane në vendet e Evropës Perëndimore dhe në SHBA.

Por duket se disa zona urbane janë më të mira se të tjerat. Unë dhe kolegët e mi kemi kryer një studim të ri, të botuar në “Science Advances”, që tregon se njerëzit në periferi kanë më shumë gjasa të jenë në depresion sesa ata që banojnë në qendrat e qyteteve.

Ne donim të zbulonim se cilët faktorë ishin më të rëndësishmit për mirëqenien psikologjike, në mënyrë që qytetet të mund të dizajnohen më mirë, për të qenë të qëndrueshëm dhe mbështetëse për shëndetin mendor të njerëzor. Një hektar tokë mund të strehojë të njëjtin numër njerëzish në godina më të dendura me kate më të ulëta, ose më të rralla dhe të larta.

Këto të fundit mund të jenë ose zona biznesi me shumë aktivitet, ose zona me më pak dendësi dhe me apartamente të zbukuruara përballë një gjelbërimi të madh përreth. Gjithsesi, periferitë priren të kenë një dendësi mesatare të ndërtesave të ulëta. Çfarë qasje duhet të kemi? Ekipi ynë, përfshirë studiues nga Universiteti i Jeilit në SHBA, Universitetet e Stokholmit dhe Gavles në Suedi dhe Universitetit të Arhusit në Danimarkë, shqyrtuan një sasi shumë të madhe të materialit burimor për studimin tonë.

Duke përdorur mjetet makineritë e analizimit të të dhënave të mëdha, ne ekzaminuam imazhet satelitore të të gjitha ndërtesave në Danimarkë gjatë 30 viteve (1987-2017). Më pas i klasifikuam në kategori të ndryshme në varësi të lartësisë dhe densitetit.

Ne e kombinuam hartën, pra adresat individuale të banimit me regjistrat shëndetësorë dhe socio-ekonomikë në Danimarkë. Kjo gjë na dha mundësi të llogarisim faktorët e njohur që rrisin rrezikun e depresionit, si statusi socio-ekonomik apo prindërit që diagnostikohen me sëmundje mendore.

Rezultatet nuk tregojnë një lidhje të qartë që zonat e dendura të brendshme të qytetit ndikojnë tek depresioni. Kjo ndoshta për shkak se qendrat e dendura të qyteteve, mund të ofrojnë relativisht më shumë mundësi për rrjete sociale dhe ndërveprim, nga të cilat mund të përfitojë shëndeti mendor i njerëzve.

As zonat rurale nuk duket se e rrisin rrezikun e problemeve të shëndetit mendor. Në vend të kësaj, pas llogaritjes së faktorëve socio-ekonomikë, nijë rreziku më i lart u vu re tek periferitë me godina banimi me pak kate.

Godinat shumëkatëshe në zona qendrore apo në periferitë e afërta me qendrën dhe me qasje më të lehtë ndaj hapësirave të hapura - si parqet e gjelbra ose vijat bregdetare - shfaqën rreziqe të ulëta. Kjo do të thotë se lloji i zonës me një rrezik të lartë të problemeve të shëndetit mendor, përmban zakonisht zhvillime urbane me densitet të mesëm dhe me rritje të ulët.

Ne mendojmë se rreziqet relativisht më të larta të depresionit që gjenden në periferitë e përhapura dhe me zhvillim të ulët, mund të shpjegohen pjesërisht për shkak të udhëtimeve të gjata me makinë, të hapësirave publike më të vogla dhe me dendësi jo shumë të lartë të banorëve për të pasur shumë zona tregtare, ku njerëzit mund të mblidhen së bashku, për shembull  dyqanet dhe baret.

Por sigurisht, mund të ketë edhe shumë faktorë të tjerë. Kjo nuk do të thotë se nuk ka përfitime të mundshme nga jetesa në periferi. Disa njerëz mund të preferojnë privatësinë, qetësinë dhe të kenë kopshtin e tyre. Një alternativë më e mirë, mund të ishte investimi në banesa të larta ku stili i jetesës nuk varet nga pronësia e makinave private, e kombinuar me dizajnin e menduar hapësinor për të rritur qasjen tek brigjet, kanalet, liqenet ose parqet urbane.

Po ashtu mund të përmirësohet qasja e periferive ekzistuese si për shërbimet urbane ashtu edhe për hapësirat e hapura publike, dhe për t’u siguruar që të ketë më shumë rrugë vetëm për këmbësorë në këto zona. Hulumtimi tregon se sa sociale janë qeniet njerëzore.

Një nivel i caktuar dendësie, është tek e fundit i nevojshëm për të krijuar komunitete dinamike që mund të mbështesin dyqanet, bizneset dhe transportin publik, duke lejuar në të njëjtën kohë restaurimin me përfitimin e hapësirës së hapur.

Në Kopenhagë, njerëzit marrin një birrë ose pastë dhe qëndrojnë me miqtë përgjatë kanalit. Këto zona janë në skaj të dyqaneve dhe natyrës, duke i bërë sociale hapësirat. Nga ana tjetër, qendrat e qyteteve kanë më pak ndikim të keq nga ndryshimet klimatike sesa periferitë e përhapura, që kanë një përdorim më masiv të makinave.

Ndërsa studimi verifikoi variabla si të ardhurat dhe papunësia, është thelbësore të pranohet se zgjedhjet e strehimit ndikohen nga faktorë socio-ekonomikë. Pronat në zonat qendrore të qytetit, janë dukshëm më të shtrenjta se shtëpitë në periferi.

Pra ndërmarrja e veprimeve për të adresuar pabarazinë, si krijimi i projekteve të banimit me familje me të ardhura të përziera është thelbësor, në mënyrë që të jenë gjithëpërfshirëse përpjekjet për të përmirësuar mirëqenien e njerëzve.

Ne e pranojmë se gjetjet e studimit në Danimarkë, mund të mos jenë drejtpërdrejt të zbatueshme për të gjitha vendet e tjera. Sepse faktorët socio-mjedisorë të mirëqenies mendore, varen edhe nga kontekstet kulturore dhe gjeografike. Megjithatë, kuadri i zhvilluar në këtë studim, krijon bazën për kërkime të mëtejshme në pjesë të ndryshme të botës./ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga