Asambleja e 76-të e OBSH-së/ Manastirliu: Shkëmbime rajonale dhe fuqizim i kapaciteteve për përballimin e emergjencave shëndetësore
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Man...

Në një takim të zhvilluar sot në Gjenevë mes Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, u diskutua për rëndësinë e adresimit të sfidave që solli pandemia, si përgatitja për emergjencat, investimet në sistemet shëndetësore, çështjet e shëndetit mendor si dhe edukimi në vazhdim i stafeve mjekësore.
“Trajnimi dhe edukimi i burimeve njerëzore përmes programeve të përbashkëta ndërmjet shteteve, është një ndër mekanizmat që mund të jenë pjesë e një platforme aktive komunikimi, për të forcuar burimet njerëzore në shëndetësi. Ne kemi interes për pjesëmarrjen në inisiativën e trajnimit dhe edukimit në vazhdim infermierëve me synim rritjen e kapaciteteve dhe standardeve të cilësisë të kujdesit infermieror”, tha Manastirliu, gjatë takimit me Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Duke folur për shërbimet në nivelin parësor për problematikat e shëndetit mendor në periudhen post-pandemi, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale foli për zbatimin e një strategjie konkrete në kujdesin parësor.
“Ne kemi hapur 50 qendrat e para socio-shendetësore dhe synojme ti zgjerojmë dhe me 50 qendra të tjera brenda vitit, duke rritur aksesin e qytetarëve në qendrat e kujdesit parësor për problematikat e shëndetit mendor”, u shpreh ajo.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Dr. Tedros, vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria për rritjen e aksesit në shërbime shëndetësore për çështjet e shëndetit mendor.
“Shëndeti mendor është sfida më e madhe, sidomos me impaktin që la pas pandemia e COVID-19, ndaj është e rëndësishme rritja e aksesit në shërbime për shëndetin mendor”, tha Dr. Tedros.
Takimi mes Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Drejtorit te Përgjithshëm të OBSH dr. Tedros Adhanom, u zhvillua në kuadër të Asamblesë së 76-të të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që po mbahet në Gjenevë të Zvicrës, me pjesëmarrjen e politikberesve, ekspertë dhe përfaqësues të institucioneve shëndetësore, ku po diskutohet për sfidat e sistemeve shëndetësore, impaktin e pandemisë në shëndetin e popullatës dhe nevojën për të bashkuar forcat dhe forcuar kapacitetet, për të garantuar përgatitje dhe përgjigje të shpejtë ndaj emergjencave shëndetësore si dhe rolin e teknologjisë dhe inovacionit në aksesin e shërbimeve shëndetësore./ CNA.al
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Man...
Shumë ushqime ruajnë ende vlerën e tyre ushqyese pas n...
Një sulm në zemër, ose infarkt i miokardit, ndodh kur bllo...
Në maternitetin “Koço Gliozheni” për herë të parë në Shqip...
Me afrimin e dimrit, shumë prindër do të përgatiten pë...
Një ndërhyrje delikate është realizuar me sukses në Spital...
Ka të ngjarë që telefoni inteligjent në të cilin po e lexo...
Nuk është vetëm puna ajo që sjell stres, por edhe mungesa...
Zhytja në ujë të ftohtë është padyshim një aktivitet q...
Akademikët nga Universiteti i Kembrixhit kanë zbuluar ...
Nëse jeni zgjuar në mëngjes pas një mbrëmjeje kur keni...
Bota po përballet me ndryshime demografike të mëdha. P...
Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundj...
Të folurit në celular për 30 minuta ose më shumë gjatë...
COVID-19 nuk është më një emergjencë globale shëndetësore,...
Kjo histori fillon në një vend të pazakontë për një ar...
Efektet nga vaksinat po merren shumë seriozisht në Gje...
Vetmia e përhapur gjerë në Shtetet e Bashkuara paraqet rre...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po monitoron...
Në Shqipëri prokuroria e Tiranës pritet të hapë hetimet pë...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...