EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thonë se shkaku kryesor i vdekjeve nga mbidoza në Amerikë janë opioidet sintetike, kryesisht fentanili, i cili mund të jetë deri në 50 herë më i fortë se heroina. Zyrtarët e zbatimit të ligjit thotë se fentanili i paligjshëm prodhohet me çmim të ulët nga kimikatet që vijnë kryesisht nga Kina, trafikohen përmes Meksikës dhe më pas kontrabandohen në Shtetet e Bashkuara. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Natasha Mozgovaya sjell një cikël materialesh, të titulluar Fentanili Vrasës, që nisin me mbidozën e një adoleshenti në shtetin e Uashingtonit.
Lucas Beirer ishte aktiv në grupin e të rinjve të kishës. Ai punote disa orë si instruktor noti dhe luajnte futboll me shkollën e mesme në këtë komunitet të qetë pranë Siatëllit.
Por kur 16-vjeçari dëmtoi shpinën, nëna e tij, Olga Davidov-Beirer, thotë se ai filloi të merrte qetësues kundër dhimbjeve. Ajo nuk ishte shumë e shqetësuar në fillim, por thotë se i diskutoi rreziqet e drogës me të birin, pasi një nga shokët e klasës së Lucas vdiq nga mbidoza.
“Fola me Luca-n pas funeralit edhe pse nuk e kisha idenë që ai blinte pilula. Fola me të dhe i thashë, 'Lucas, nuk e di se çfarë është,' sepse askush nuk po përmendte fjalën fentanil, por thashë, 'Dua të sigurohem që nuk do të jem një nënë që humbet fëmijën e saj'”.
Një muaj më vonë, hetuesit thonë se Lucas mori atë që mendonte se ishte ‘Percocet’, një qetësues i fuqishëm kundër dhimbjeve. Por pilula ishte e falsifikuar, e veshur me fentanil. Nëna e tij e gjeti atë pa ndjenja në mëngjes, në ditën e parë të vitit të ri shkollor.
E dëgjova nga shokët e tij, ‘Duhet të jetë fentanil, duhet të jetë fentanil’, dhe pyeta, ‘Çfarë është fentanili?’”
Fentanili është një ilaç i miratuar për trajtimin e dhimbjeve të forta.
Fentanili i paligjshëm shpesh përzihet me heroinë ose kokainë ose përdoret në pilula të falsifikuara si ajo që vrau Luca-n.
Agjenti amerikan kundër drogave Jacob Galvan thotë se testet laboratorike zbulojnë doza potencialisht vdekjeprurëse të fentanilit në gjashtë nga 10 pilulat false.
“Ua tregojmë agjentëve dhe nuk janë në gjendje ta dallojnë, ua tregojmë specialistëve në laboratorë, as ata nuk mund ta dallojnë. Aq mirë arrijnë t’i prodhojnë”.
“Kjo mund t'i ndodhë kujtdo. Fitimi është i madh për fentanilin dhe fentanili mund të hidhet në çdo gjë. Të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm, se këto pilula shiten, ose shpërndahen në rrugë”, thotë Olga Davidov-Beirer.
Pas vdekjeve në këtë komunitet, autoritetet kanë nisur disa programe të reja shkollore për rreziqet e fentanilit për të ndihmuar personelin të trajtojë mbidozat aksidentale.
“Ne mendojmë se sa më shpejt të shkojmë në një shkollë, aq më mirë. Ne do të jemi në shkollat e ciklit të lartë deri në kolegje nëse ata do të na pranonin. Është shumë e rëndësishme të përhapim mesazhin se sa vdekjeprurëse janë këto pilula”, thotë Jacob Galvan.
Departamenti Amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore thotë se më shumë se 90% e njerëzve 12 vjeç e lart me një çrregullim të abuzimit me substancat nuk marrin asnjë trajtim. Familja e Lucas krijoi një grup vullnetarësh për të përhapur ndërgjegjësimin për rreziqet e fentanilit, për të ndihmuar familjet të njohin shenjat paralajmëruese dhe të dinë se ku të drejtohen për ndihmë./ VOA
Të folurit në celular për 30 minuta ose më shumë gjatë...
COVID-19 nuk është më një emergjencë globale shëndetësore,...
Kjo histori fillon në një vend të pazakontë për një ar...
Efektet nga vaksinat po merren shumë seriozisht në Gje...
Vetmia e përhapur gjerë në Shtetet e Bashkuara paraqet rre...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po monitoron...
Në Shqipëri prokuroria e Tiranës pritet të hapë hetimet pë...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Disa nga dietat ushqimore më të famshme në botë, janë gjit...
Në Kuadër të Javës Evropiane të Imunizimit, Ministrja ...
Birra është e pasur me lëndë ushqyese si aminoacide, k...
Për ata që nuk mund t'i rezistojnë patateve të skuqura, la...
Hapet Urgjenca Polivalente në Spitalin Qendror, duke përmb...
Ekipi i Fekondimit in Vitro në Spitalin Amerikan, ka arrit...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Pas Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Shër...
Hapet Shërbimi Kardiologjisë në Spitalin Qendror në QSUT. ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë nga një studim i sa...
Asnjë nga ne nuk dëshiron të përjetojë sërish diçka të...
Dihet se një indeks i lartë i masës trupore (BMI) ka e...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...