Hapet Shërbimi i Kardiologjisë në Spitalin Qendror/ Manastirliu: Pajisjet e reja rrisin cilësinë e shërbimit
Hapet Shërbimi Kardiologjisë në Spitalin Qendror në QSUT. ...

Pas Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Shërbimi i Hemodinamikës do të zgjerohet në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” edhe për urgjencat.
Lajmin e dha Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë një takimi me stafin mjekësor të spitalit "Shefqet Ndroqi".
"Sot jemi për një tjetër punë të mirë në Spitali Universitar 'Shefqet Ndroqi', për t'u zgjeruar Shërbimin e Hemodinamikës. Në sajë të punës së mjekëve, të përforcimit me staf kardiologësh dhe me hemodinamistë ne këtë spital, do të rrisim kapacitetet tona për të kryer ndërhyrje në zemër. Përveç ndërhyrjeve të planifikuara, kemi tashmë kapacitetet për të marrë një ngarkesë 24-orëshe, për të ofruar një shërbim edhe për urgjencat, duke filluar me të hënat si dhe në orarin 07:00-15:00 për ditë të tjera, për të gjitha urgjencat në ketë spital, për zonat e Elbasanit, Durrësit edhe Korçës, duke filluar nga muaji maj",- tha Manastirliu.
Gjatë takimit me mjekët, infermierët dhe stafin e administratës në këtë spital, Manastirliu nënvizoi se veç rritjes së pagave në muajin maj, plani për rritjen e pagave të targetuara do vijojë edhe në 2024.
"Pagat do të rriten nga muaji maj. Për mjekët specialistë rritja do të jetë me 50.000 lekë të rinj në muaj, ndërsa për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët do të jetë më 7% këtë vit dhe në 2024 ne kemi planifikuar një rritje tjetër të targetuar, një rritje tjetër për këto dy kategori, në mënyrë që të kemi një rritje page dinjitoze. Nga gjithë reforma e rritjes së pagës përfitojnë mbi 22.000 punonjës të shëndetësisë, përfshirë mjekë, infermierë, teknikë të shkencave mjekësore dhe gjithashtu edhe punonjësit tanë të administratës. Për punonjësit e administratës kjo rritje është goxha e ndjeshme, varion nga 25-50%",- theksoi Manastirliu.
Pas hapjes së Shërbimit të Hemodinamikës dhe më pas edhe të Shërbimit të Kardiokirurgjisë në Spitalin Universitar "Shefqet Ndroqi", do të hapet për herë të parë edhe shërbimi i urgjencës për trajtimin e sindromit koronaro-akut.
Përveç shërbimit 24/7 në QSUT, shërbimi i urgjencës për interventet kardiake do të jetë 24 orë çdo ditë të hënë në spitalin "Shefqet Ndroqi" si dhe do të priten urgjencat çdo ditë në fashën orare 07:00 – 15:00 për Sindromën Koronare Akute për qytetarët që kanë indikacion urgjent për të kryer angiografi/angioplastikë sipas zonave të mbulimit të referuar nga urgjenca kombëtare. Aktualisht shërbimi i hemodinamikës ofrohet në 4 spitale publike QSUT, spitalin "Shefqet Ndroqi", Spitali Memorial Fier dhe Spitali Rajonal Shkodër, dhe falë këtij diversifikimi të ofrimit të këtij shërbimi në jug, veri dhe qendër, janë konsoliduar më tej ndërhyrjet koronare në vendin tonë, duke e ofruar këtë shërbim falas dhe duke plotësuar nevojat e qytetarëve për këtë shërbim jetik, afër vendbanimit./ CNA.al
Hapet Shërbimi Kardiologjisë në Spitalin Qendror në QSUT. ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë nga një studim i sa...
Asnjë nga ne nuk dëshiron të përjetojë sërish diçka të...
Dihet se një indeks i lartë i masës trupore (BMI) ka e...
Që nga lindja deri në pleqëri, ndotja e ajrit dëmto...
Gati 200 padi janë ngritur në Gjermani kundër prodhues...
Është pajisur me aparatura të teknologjisë së lartë, n...
Në Fakultetin e Mjekësisë u zhvillua sot procesi i përzgje...
PulmOne është risia e teknologjisë mjekësore, e cila do të...
Përpjekja kolektive për të përmirësuar trajtimin e kan...
Shëndeti mendor paraqet një nga sfidat më të mëdha në shoq...
Dr. Paul Burton mjek i komopanisë farmaceutike Moderna tha...
Flini mjaftueshëm gjumë Pushimi i keq gjatë natës nuk...
Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, në Ministrinë e Shën...
Në Ditën Botërore të Shëndetit, Ministrja e Shëndetësi...
Një studim i fundit ka treguar 45 efekte negative në s...
Njerëzit mund të arrijnë moshën 140-vjeçare para se të...
Zhvillimi i teknologjisë ka bërë të mundur që shumica ...
Është e zakonshme të zhvilloni ndjeshmëri ndaj disa ushqim...
Miratohet në Këshillin e Ministrave vendimi për indeksimin...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...