Komuniteti shqiptaro-amerikan dhe problemet e shëndetit mendor
Shëndeti mendor paraqet një nga sfidat më të mëdha në shoq...

Përpjekja kolektive për të përmirësuar trajtimin e kancerit, përshkruhet shpesh si një “luftë”, sikur tumoret malinje të jenë një plagë që duhet të çrrënjoset në mënyrë të pamëshirshme dhe të shkatërrohet që në momentin që zbulohet. Por tani onkologët po bëjnë gjithnjë e më shumë thirrje për një “armëpushim” në rastin e shumë llojeve të kancerit.
Sepse sipas tyre lufta mund të ketë shkuar shumë larg. Meqenëse gjurmimi dhe shqyrtimi i kancerit është bërë më i fuqishëm në shtrirje dhe gjithnjë e më i përhapur si praktikë, ne po zbulojmë më shumë kancere se kurrë më parë, dhe po i kapim ato më herët në kohë.
Një studim i CDC në SHBA, i publikuar vitin e kaluar zbuloi se midis viteve 2009-2018, numri i njerëzve të diagnostikuar me kancer në këtë vend u rrit nga 1.292.222 në 1.708.921 persona. Për kanceret agresive të mushkërive, zorrës së trashë dhe pankreasit, ky zbulim i avancuar mund të jetë shpëtimtar për pacientin.
Por për kanceret me rrezikshmëri të ulët, duke përfshirë për shembull atë të prostatës, tiroides, disa limfoma jo-Hodgkin dhe disa zona të gjirit, një test pozitiv mund të shkaktojë një stres emocional dhe një trajtim të panevojshëm me rreze dhe barna, që shkaktojnë jo pak dëme.
Disa lloje të kancerit nuk duhet të trajtohen
Kanceri, ose atë që shumë njerëz e shohin instinktivisht si një dënim me vdekje, ekziston në fakt në një spektër të gjerë, duke filluar nga rreziku tejet i ulët, me më pak se 5 për qind mundësi për të përparuar gjatë 2 dekadave të ardhshme, tek ato me rrezikshmëri shumë të lartë, pra më shumë se 75 për qind mundësi për të përparuar gjatë 1-2 viteve të ardhshme.
Meqë trajtimi i kancerit, përfshirë kimioterapinë dhe kirurgjinë, mund të jetë i kushtueshëm dhe mund të ndryshojë jetën, synimi duhet të jetë përdorimi i këtyre armëve në rastet për të cilat kërkohet, dhe shmangien e tyre në raste jo emergjente.
Pra, për kanceret me rrezik të ulët, qasja duhet të jetë ndoshta ajo që quhet “mbikëqyrje aktive”, e përcaktuar nga Instituti Kombëtar i Kancerit si “një plan trajtimi që përfshin vëzhgimin nga afër të gjendjes së pacientit, por jo dhënien e ndonjë trajtimi, përveç nëse ka ndryshime në test, me rezultatet që tregojnë se gjendja po përkeqësohet”.
Kohët e fundit, një studim afatgjatë që krahasoi mbikëqyrjen aktive të kancerit të prostatës me terapitë agresive si kirurgjia dhe radioterapia, nuk gjeti asnjë ndryshim në normat e mbijetesës gjatë 15 viteve të ndjekjes. Një studim i vitit 2021, që krahasoi ndërhyrjen kirurgjikale ndaj melanomës dhe monitorimin e tij të thjeshtë me ultratinguj, kishte të njëjtin rrezik të përgjithshëm nga vdekja.
Studimet e përsëritura të mbikëqyrjes aktive ndaj kancerit të tiroides, raportuan gjithashtu rezultate të shkëlqyera për pacientët. “Unë mendoj se roli i ri i mjekëve, është të jetë ai i një 'trajnuesi' që duhet të përpiqen t’i ndihmojnë vërtet njerëzit në shpjegimin e të gjitha këtyre të dhënave të ndërlikuara, duke i ndihmuar të bëjnë një zgjedhje që është e duhura për ta”- tha për "CBS News" në 2017 dr.Laura Eserman, kirurge e kancerit të gjirit dhe onkologe në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko.
Mos e quani kancer
Një metodë që mund të përdorin mjekët me pacientët e tyre, është që të përmbahen nga të etiketuarit si “kancer” të një tumori shumë të hershëm dhe joagresiv. Një studim i vitit 2019, zbuloi se vullnetarët e paraqitur me një diagnozë hipotetike zgjodhën shumë më shpesh operacionin mbi mbikëqyrjen, kur një tumor përshkruhej si “kancer” dhe jo si një “nishan”, një term që ka më pak ngarkesë emocionale.
Po ashtu, mjekët mund të zvogëlojnë mbikëqyrjen, veçanërisht për të rriturit e shëndetshëm apo të moshuarit, të cilët ka të ngjarë të zgjedhin të mos trajtojnë një kancer të diagnostikuar. Fatkeqësisht, nxitja për zbulimin dhe trajtimin e hershëm mund të jetë e vështirë për t’u ndryshuar, tha për "CBS News" dr.H.Xhilbert Uelsh, një studiues i shquar i kancerit.
“Ironikisht, sa më shumë mbidiagnoza të kryejë një test depistues, aq më popullor bëhet ai, sepse ka më shumë njerëz që mendojnë se janë ‘të mbijetuar’ për shkak të depistimit. Edhe pse ndodh të jetë një kancer që nuk do t’i shqetësonte kurrë. Por ata nuk do ta dinë kurrë këtë”- tha ai./ Përshtatur nga CNA.al
Shëndeti mendor paraqet një nga sfidat më të mëdha në shoq...
Dr. Paul Burton mjek i komopanisë farmaceutike Moderna tha...
Flini mjaftueshëm gjumë Pushimi i keq gjatë natës nuk...
Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, në Ministrinë e Shën...
Në Ditën Botërore të Shëndetit, Ministrja e Shëndetësi...
Një studim i fundit ka treguar 45 efekte negative në s...
Njerëzit mund të arrijnë moshën 140-vjeçare para se të...
Zhvillimi i teknologjisë ka bërë të mundur që shumica ...
Është e zakonshme të zhvilloni ndjeshmëri ndaj disa ushqim...
Miratohet në Këshillin e Ministrave vendimi për indeksimin...
Ndonjëherë ftohja mund të kthehet në bronshit. Prandaj ësh...
Nëse vuani nga dhimbjet kronike të kokës, kushtojini v...
Përfitimet shëndetësore të hurmave përfshijnë largimin e k...
Në Ditën Botërore të Autizmit, Ministrja e Shëndetësis...
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se një ndërhyrje de...
Përfundon investimi në Poliklinikën e Gjirokastrës, e ...
Përfundon rikonstruksioni i Spitalit të Sëmundjeve të ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikua...
Pas një vakti të kripur zakonisht duam ujë të mjaftueshëm ...
Urgjenca polivalente e spitalit qendror në QSUT do të rior...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...