OBSH ngre alarmin/ 1 në 3 shqiptarë mbi 60 vjeç, pa dhëmbë
Organizata Botërore e Shëndetësisë nga një studim i sa...

Hapet Shërbimi Kardiologjisë në Spitalin Qendror në QSUT. Në ditën e hapjes së këtij shërbimi të rëndësishëm, të cilin Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e konsideroi zemrën e spitalit të ri, u zhvillua një ceremoni e veçantë për emërtimin e Klinikës së Reanimacionit Kardiak "Anesti Kondili".
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, theksoi se ky shërbim falë investimit dhe pajisjes me aparatura të teknologjisë së lartë, do të rrisë cilësinë e trajtimit dhe shërbimit ndaj qytetarëve.
"Sot është hapja e shërbimeve të kardiologjisë, njësisë së hemodinamikës dhe reanimacionit të kardiologjisë në këtë Spital Qendror. Këto shërbime kanë një kapacitet prej 116 shtretër në pavione, 20 shtretër të terapisë intensive dhe 3 angiografe e pajisje të reja që pritet të rrisin dhe më shumë cilësinë e shërbimit, nga diagnoza, tek trajtimet invazive, deri tek trajtimet e reja", u shpreh ajo.
Gjatë ceremonisë së vendosjes së emrit të Reanimacionit të Kardiologjisë në nder të prof. Anesti Kondili, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe drejtuesit e shërbimit të kardiologjisë, kanë vlerësuar figurën e mjekut të njohur kardiolog prof. Anesti Kondilit, si themelues i këtij shërbimi delikat.
"Vendosëm që në krye të herës që Spitalit i ri të quhej Spitali Qendror, sepse në fakt ky spital është zemra e mjekësisë, është qendra e gravitetit të shkencave mjekësore, por nga ana tjeter është hapësira që përbashkon kaq shumë kontribues, bashkon pjesën më të madhe të korifejve të mjekësisë shqiptare në një qendër të vetme, në Spitalin e ri Qendror në QSUT. Sot jemi mbledhur për të vendosur emrin e një prej shërbimeve më delikate, Reanimacionit të Kardiologjisë prof. Anesti Kondilit. Me vendosjen e emrit të prof. Kondilit ne vlerësojmë punën e tij të çmuar, investimin intelektual dhe njerëzor në një shërbim që e themeloi vetë, atë të reanimacionit kardiak", tha Manastirliu.
Shërbimet e Kardiologji 1 dhe 2 janë transferuar së fundmi në Spitalin Qëndror në QSUT. Kapacitetet e këtyre dy shërbimeve janë 116 shtretër. Për fuqizimin e Kabinetit të Hemodinamikës në Spitalin e ri është instaluar angiografi i tretë (CathLab) një pajisje mjekësore e teknologjisë së lartë.
Aktualisht Shërbimi i Hemodinamikës në QSUT është shërbimi i vetëm në institucionet spitalore publike që trajton urgjencën kardiake 24/7 me një volum prej 5,790 ndërhyrje në vit (pacemaker, angiografi, angioplasikë). Transferimi i shërbimeve drejt spitalit të ri pritet të mbyllet me transferimin e Shërbimit të Urgjencës Polivalente në ditët në vijim./ CNA.al
Organizata Botërore e Shëndetësisë nga një studim i sa...
Asnjë nga ne nuk dëshiron të përjetojë sërish diçka të...
Dihet se një indeks i lartë i masës trupore (BMI) ka e...
Që nga lindja deri në pleqëri, ndotja e ajrit dëmto...
Gati 200 padi janë ngritur në Gjermani kundër prodhues...
Është pajisur me aparatura të teknologjisë së lartë, n...
Në Fakultetin e Mjekësisë u zhvillua sot procesi i përzgje...
PulmOne është risia e teknologjisë mjekësore, e cila do të...
Përpjekja kolektive për të përmirësuar trajtimin e kan...
Shëndeti mendor paraqet një nga sfidat më të mëdha në shoq...
Dr. Paul Burton mjek i komopanisë farmaceutike Moderna tha...
Flini mjaftueshëm gjumë Pushimi i keq gjatë natës nuk...
Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, në Ministrinë e Shën...
Në Ditën Botërore të Shëndetit, Ministrja e Shëndetësi...
Një studim i fundit ka treguar 45 efekte negative në s...
Njerëzit mund të arrijnë moshën 140-vjeçare para se të...
Zhvillimi i teknologjisë ka bërë të mundur që shumica ...
Është e zakonshme të zhvilloni ndjeshmëri ndaj disa ushqim...
Miratohet në Këshillin e Ministrave vendimi për indeksimin...
Ndonjëherë ftohja mund të kthehet në bronshit. Prandaj ësh...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...