Risia në Spitalin Amerikan 3/ PulmOne zbulon në fillesë sëmundjet që prekin mushkëritë
PulmOne është risia e teknologjisë mjekësore, e cila do të...

Në Fakultetin e Mjekësisë u zhvillua sot procesi i përzgjedhjes së degëve në ciklin e ri të specializimeve afatgjata. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka ndjekur nga afër procesin e përzgjedhjes së specialiteteve, ku foli për rritjen e kuotave dhe transparencë e meritokraci të këtij procesi.
"Kemi 325 kuota, të cilat janë gati për t'u përzgjedhur nga mjekët e përgjithshëm, të cilët duan të specializohen në degë të ndryshme të mjekësisë, duke filluar nga kardiologjia, pediatria, obsetrikë-gjinekologjia, anestezi-reanimacioni, etj, pra të gjitha këto specialitete kaq shumë të nevojshme. Nga këto 325 kuota, 140 prej tyre janë kuota të mbuluara, ose të mbështetura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ku mjekët specializantë, të cilët do të zgjedhin të kenë një kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, do të jenë të mbështetur edhe me pagesën mujore”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjithashtu foli edhe për rritjen e pagës, e cila ka një rritje të konsiderueshme për mjekët që janë në proces specializimi dhe kanë kontratë me MSHMS.
“Në kuadër dhe të politikës së re të pagave të reja në sistemin shëndetësor, mjekët specializantë që do të kenë kontratë të lidhur me Ministrinë e Shëndetësisë do të paguhen rreth 1000 euro në muaj, pa përfshirë këtu shërbimin roje që kryejnë në spitalet universitare përgjatë ciklit të specializimit, për të cilin ka pagesë ekstra”, tha Manastirliu.
Degët më të përzgjedhura këtë vit ishin kardiologjia, endokrinologjia, pediatria, obsetrikë-gjinekologjia, kirurgjia, dermatologjia etj. Pas bllokimit për katër vite të specializimeve në Mjekësi, në këto 8 vite të rihapjes së specializimeve, janë më shumë se 2 mijë kuota të hapura për mjekë specialistë.
Rritja e pagave të mjekëve specializantë është pjesë e planit dyvjeçar të rritjes së pagave për stafet mjekësore. Përgjatë katër viteve të studimeve afatgjatë, mjekët specializantë paguhen nga shteti me 80% të pagës së mjekut specialist. Me rritjen me 50,000 lekë të pagës së mjekut specialist, rriten edhe pagat e mjekëve që janë në proces specializimi. Pjesë e planit të rritjes së pagave janë edhe mjekët e përgjithshëm dhe infermierët, pagat e të cilëve u rritën me 7%, ndërsa vitin e ardhshëm do të ketë një rritje të targetuar të pagave për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët në të gjithë sistemin shëndetësor publik./CNA.al
PulmOne është risia e teknologjisë mjekësore, e cila do të...
Përpjekja kolektive për të përmirësuar trajtimin e kan...
Shëndeti mendor paraqet një nga sfidat më të mëdha në shoq...
Dr. Paul Burton mjek i komopanisë farmaceutike Moderna tha...
Flini mjaftueshëm gjumë Pushimi i keq gjatë natës nuk...
Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, në Ministrinë e Shën...
Në Ditën Botërore të Shëndetit, Ministrja e Shëndetësi...
Një studim i fundit ka treguar 45 efekte negative në s...
Njerëzit mund të arrijnë moshën 140-vjeçare para se të...
Zhvillimi i teknologjisë ka bërë të mundur që shumica ...
Është e zakonshme të zhvilloni ndjeshmëri ndaj disa ushqim...
Miratohet në Këshillin e Ministrave vendimi për indeksimin...
Ndonjëherë ftohja mund të kthehet në bronshit. Prandaj ësh...
Nëse vuani nga dhimbjet kronike të kokës, kushtojini v...
Përfitimet shëndetësore të hurmave përfshijnë largimin e k...
Në Ditën Botërore të Autizmit, Ministrja e Shëndetësis...
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se një ndërhyrje de...
Përfundon investimi në Poliklinikën e Gjirokastrës, e ...
Përfundon rikonstruksioni i Spitalit të Sëmundjeve të ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikua...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...