Manastirliu takon mjekët specializantë pa kontratë me MSHMS/ Rritje page dhe mundësi punësimi në sektorin publik
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...

Ekipi i Fekondimit in Vitro në Spitalin Amerikan, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm.
Një paciente infertile, e cila ishte diagnostikuar me tumor endometrial (të mitrës), ka lindur një djalë të shëndetshëm.
Ndonëse në fillim dukej e pamundur, mjekët kryen trajtim konservator me ruajtjen e mitrës dhe Fertilizim in Vitro me cikël natyral (pra pa stimulim).
Pas një punë të gjatë, mundi dhe lodhja solli fryte, pasi pacientja solli në jetë djalin dhe për më tepër ai është i shëndetshëm.
View this post on Instagram
Mjeku obstetër-gjinekolog në departamentin e Fekondimit in Vitro, Dr.Elton Peçi, ka treguar rrugëtimin përgjatë tri viteve deri në rezultatin e suksesshëm.
“Çdo rast suksesi në Fertilizimin in Vitro, që shoqërohet me lindjen e një fëmije të shëndetshëm, na gëzon dhe na bën krenarë për punën tonë. Por te disa raste, ky gëzim, kjo krenari është disi më e madhe, aq më tepër kur bëhet fjalë për infertilitet i shoqëruar edhe me kancer të endometrit. Bëhet fjalë për pacienten e cila u paraqit para tri viteve me diagnozën infertilitet primar, së bashku me bashkëshortin.
Në vijim të ekzaminimeve bazike, u depistua kancer endometrial, gjatë një histeroskopie të cilës iu nënshtrua pacientja në fillim të ekzaminimeve. Përballë kësaj diagnoze u bë edhe statifikimi i kancerit, i cili sipas klasifikimit figo, rezultoi figo 1, pra grada e parë.
Përballë pacientes u shtruan dy mënyra trajtimi, trajtimi radikal, pra me heqje të mitrës, por i cili e dëmtonte fertilitetin e saj për të ardhmen dhe trajtimi konservator. Pas një informimi të hollësishëm të pacientes nga gjithë ekipi multidisiplinar, pacientja vendosi për terapinë konservatore, pra me ruajtje të mitrës.

Iu nënshtrua pacientja trajtimit me rrezetoskopi histeroskopike çdo tre muaj gjatë kohës që merrte edhe pregresativë të gjeneratës së fundit, të cilët shërbenin në rolin e kimioterapisë, së bashku me agonistë. Në fund të gjithë këtij trajtimi, pamë që bioskopia filloi të tregonte shenja përmirësimi çdo tre muaj derisa e fundit rezultoi pa kancer, pra pa shenja malinjiteti.
Në këto kushte, duke qenë se na u dha edhe drita jeshile nga onkogjinelogjia për të vazhduar trajtimin në lidhje me fertilitetin, pacientja iu nënshtrua një cikli Fertilizimi in Vitro por me cikël natyral, për shkak se stimulimi hormonal ishte i kundërindikuar. U arrit të merrej një vezë, e cila qëlloi e shëndetshme dhe u formua një embrion shumë i mirë, me cilësi optimale, i cili rezultoi një shtatzëni dhe pas 9 muajsh në lindjen e një fëmije të shëndetshme, të një djali me peshë 3.960 gramë.
Është një sukses i një punë në ekip, ku kemi një trajtim multidisiplinar dhe është një shpresë për të gjitha ato pacientet që në një moment të caktuar, në mënyrë të papritur, përpara se të kenë fëmijë përballen me një diagnozë të tillë. Pra, është një dritë shprese”, theksoi mjeku./ CNA.al
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Pas Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Shër...
Hapet Shërbimi Kardiologjisë në Spitalin Qendror në QSUT. ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë nga një studim i sa...
Asnjë nga ne nuk dëshiron të përjetojë sërish diçka të...
Dihet se një indeks i lartë i masës trupore (BMI) ka e...
Që nga lindja deri në pleqëri, ndotja e ajrit dëmto...
Gati 200 padi janë ngritur në Gjermani kundër prodhues...
Është pajisur me aparatura të teknologjisë së lartë, n...
Në Fakultetin e Mjekësisë u zhvillua sot procesi i përzgje...
PulmOne është risia e teknologjisë mjekësore, e cila do të...
Përpjekja kolektive për të përmirësuar trajtimin e kan...
Shëndeti mendor paraqet një nga sfidat më të mëdha në shoq...
Dr. Paul Burton mjek i komopanisë farmaceutike Moderna tha...
Flini mjaftueshëm gjumë Pushimi i keq gjatë natës nuk...
Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, në Ministrinë e Shën...
Në Ditën Botërore të Shëndetit, Ministrja e Shëndetësi...
Një studim i fundit ka treguar 45 efekte negative në s...
Njerëzit mund të arrijnë moshën 140-vjeçare para se të...
Zhvillimi i teknologjisë ka bërë të mundur që shumica ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...