Pesë ushqimet që janë edhe më të shëndetshme nëse i konsumoni të ngrira
Shumë ushqime ruajnë ende vlerën e tyre ushqyese pas n...

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, po merr pjesë në Asamblenë e 76-të të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ku së bashku me politikëbërës, ekspertë dhe përfaqësues të institucioneve shëndetësore po diskutohen për sfidat e sistemeve shëndetësore, impaktin e pandemisë në shëndetin e popullatës dhe nevojën për të bashkuar forcat dhe forcuar kapacitetet, për të garantuar përgatitje dhe përgjigje të shpejtë ndaj emergjencave shëndetësore.
Në emër të Rrjetit të Shëndetit të vendeve të Europës Juglindore ku mes nëntë vendeve bën pjesë dhe Shqipëria, dhe në cilësinë e mbajtëses së Presidencës për vitin 2023 të këtij mekanizmi, Ministrja Manastirliu, në fjalën e saj, foli për përpjekjet e përbashkëta të vendeve të SEEHN për nxitjen e progresit në sistemet shëndetësore dhe përmirësimin e shërbimeve farmaceutike dhe rëndësinë që kanë iniciativat e përbashkëta për arritjen e objektivave që lidhen me Agjendën 2030 për shëndetin dhe mirëqenien e popullatës.
“Kam nderin të flas në emër të nëntë shteteve anëtare të Rrjetit të Shëndetit të Evropës Juglindore, të cilët i janë bashkuar kësaj deklarate: Shqipëria, Bullgaria, Bosnje-Hercegovina, shteti i Izraelit, Republika e Moldavisë, Mali i Zi, Republika e Maqedonisë së Veriut, Rumania dhe Republika e Serbisë. Ministrat e Shëndetësisë të vendeve SEEHN kanë shprehur angazhimin e tyre të palëkundur dhe strategjik ndaj këtij Rrjeti, për ta pasur shëndetësinë si përparësi në agjendat politike.
Ne besojmë fuqimisht se një dokument strategjik rajonal është komplementar dhe shërben për ngushtimin e dallimeve në kuadrin e përpjekjeve për zbatimin e agjendës globale dhe rajonale të OBSh-së, për arritjen e objektivave të zhvillimit të qendrueshëm si edhe për përshpejtimin e progresit në mbylljen e hendekut që lidhet me rezultatet shëndetësore në rajon brenda BE”, - tha Manastirliu.
Në kuadër të Presidencës së South Eastern Europe Health Network do të organizohet në Tiranë, në datat 5-6 qershor, Mbledhja Plenare e 46-të e SEEHN, që do të fokusohet në bashkëpunimin ndërsektorial dhe përmirësimin e përthithjes vaksinale.
Asambleja e 76-të e Organizatës Botërore të Shëndetësisë po mbahet në Gjenevë, me pjesëmarrjen e drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom, drejtorit të OBSH-së për Evropën, Dr. Hans Kluge, ministrave dhe drejtuesve më të lartë të shëndetësisë të mbi 100 shteteve anëtare të OBSH-së. Tematika e Asamblesë së Shëndetit të OBSh-së për këtë vit është: "Të shpëtojmë jetë, drejt garantimit të shëndetit për të gjithë!"/ CNA.al
Shumë ushqime ruajnë ende vlerën e tyre ushqyese pas n...
Një sulm në zemër, ose infarkt i miokardit, ndodh kur bllo...
Në maternitetin “Koço Gliozheni” për herë të parë në Shqip...
Me afrimin e dimrit, shumë prindër do të përgatiten pë...
Një ndërhyrje delikate është realizuar me sukses në Spital...
Ka të ngjarë që telefoni inteligjent në të cilin po e lexo...
Nuk është vetëm puna ajo që sjell stres, por edhe mungesa...
Zhytja në ujë të ftohtë është padyshim një aktivitet q...
Akademikët nga Universiteti i Kembrixhit kanë zbuluar ...
Nëse jeni zgjuar në mëngjes pas një mbrëmjeje kur keni...
Bota po përballet me ndryshime demografike të mëdha. P...
Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundj...
Të folurit në celular për 30 minuta ose më shumë gjatë...
COVID-19 nuk është më një emergjencë globale shëndetësore,...
Kjo histori fillon në një vend të pazakontë për një ar...
Efektet nga vaksinat po merren shumë seriozisht në Gje...
Vetmia e përhapur gjerë në Shtetet e Bashkuara paraqet rre...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po monitoron...
Në Shqipëri prokuroria e Tiranës pritet të hapë hetimet pë...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...