Studimi: 1 në 10 persona vuajnë nga pasojat afatgjata të COVID-it nëse se janë infektuar nga varianti Omicron
Sipas një studimi të fundit, ku janë përfshirë rreth 10,00...

Dyzet milionë infeksione në javë deri në fund të këtij muaji, me një kulmim prej 65 milionë rastesh deri në fund të qershorit. Kina po ngre alarmin për një valë të re të Covid-19, pak javë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli fundin e urgjencës pandemike, dhe kur në SHBA pacientët së prekur nga Covid-19 nuk po numërohen më nga autoritetet.
Virusi ka ndryshuar dhe nuk është më i frikshëm, megjithatë pulmonologu i njohur kinez Zhong Nanshan ka njoftuar se nënvarianti Xbb i variantit Omicron mund të përhapet si flakët e zjarrit në të gjithë territorin e vendit.
Shqetësimet e autoriteteve kineze, bazohen tek kapërcimi i frikshëm i infeksioneve të zbuluara javët e fundit. Sipas të dhënave nga Qendra Kineze për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CCD), shkalla e infeksioneve me nënvariantin Xbb u rrit nga 0.2 për qind në mesin e shkurtit në 74.4 për qind në fund të prillit, për të arritur në 83.6 për qind në fillim të muajit maj, ndërsa kurba vazhdon që të rritet.
Atëherë, a është në rrezik e gjithë bota nga kjo valë e re? Marko Kavaleri, kreu i vaksinave në Agjensinë Evropiane të Barnave (EMA) i siguron të gjithë të jenë të qetë: “Nuk ka asgjë për t'u shqetësuar. Është gjithmonë nënvarianti Xbb që po përhapet në pjesë të ndryshme të Azisë, dhe kjo valë është një tjetër dëshmi se virusi mbetet mes nesh dhe përhapet vazhdimisht”.
Megjithatë, ai po e bënë këtë pa bërë dëme të mëdha, përveç atyre që janë më të brishtë në aspektin shëndetësor, ndaj ata duhet të mbrohen. Vaksina e re që do të miratojë EMA brenda dy javësh do të jetë e disponueshme në shtator.
Bëhet fjalë për një vaksinë kundër varianti Omicron, të prodhuar nga kompanitë Pfizer dhe Moderna (dhe ndoshta edhe Novavax). Pra ne duhet të përballemi ende me Covid-19, por pa dhënë alarmin. Xbb është një nënvariant i Omicron, i fundit që të gjithë e njohin dhe që i ka dhënë një kthesë pozitive pandemisë.
Ai shkakton simptoma të lehta, më të pakta edhe se ato të gripit, dhe që nuk do të dëmtojë sistemin shëndetësor kinez, siç konfirmohet edhe nga pulmonologu Uang Guangfa i Spitalit të Parë Universitar të Pekinit. Në realitet, autoritetet kineze kanë frikë nga një valë infeksionesh sepse janë të vetëdijshëm për mungesën e imunizimit të përgjithshëm: 91 përqind e popullsisë kineze, ka marrë të paktën një dozë vaksine (të dhënat e mbledhura në shkurt), por dihet se vaksina e përdorur nuk është shumë efektive në krahasim me ato të përdorura nga BE-ja dhe thuajse në pjesën tjetër të botës (mRna).
Megjithatë, është e kotë që të bëhen projeksione sepse ato nuk janë të besueshme. Masimo Çikoci, drejtor i Njësisë Epidemiologjike në Universitetin Biomjekësor të Romës, është i bindur për këtë: “Çdo model matematik i aplikuar për Covid-19, veçanërisht për Omicron që ka një larmi të madhe nënvariantesh, nuk funksionon.
Mendoj se është një parashikim disi i sforcuar. Është e pamundur të modelosh një virus që ka kaq shumë variabla sa të mund ta vendosësh në një algoritëm. Sepse vetë algoritmi është i gabuar, dhe të jep diçka që nuk është e saktë. 60 milionë infektimet që parashikojnë kinezët mund të jenë 600 mijë ose 6 mijë”.
Deri më tani, të gjitha kompanitë, Pfizer dhe Moderna, thonë se vaksinat mRna funksionojnë në të gjitha variantet dhe nënvariantet e Omicron, dhe se kjo është një formë e re kombinuar e Omicron. “Në nivelin evolucionar jemi mirë edhe përsa i përket simptomave të cilat janë gjithmonë shumë të lehta, më pak sesa të një gripi. Porandaj nuk duhet të trembemi sepse nuk ka shqetësim përderisa përhapen kryesisht nënvariantet e Omicron”- thekson eksperti.
Por epidemiologia e OBSH-së, Maria Van Kerkhov, e cila udhëhoqi strategjinë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë gjatë krizës pandemik, nuk e nënvlerëson këtë kundërsulm të ri të virusit: “Kërcënimi nga Covid-19 nuk është zhdukur ende. Edhe nëse bota nuk dëshiron të dëgjojë për të, qeveritë duhet të jenë të gatshme të reagojnë si duhet ndaj një rigjallërimi të infeksioneve”./ Përshtatur nga CNA.al
Sipas një studimi të fundit, ku janë përfshirë rreth 10,00...
OBSH mund të fitojë kompetenca për të detyruar Mbretër...
Ekspozimi i duhur nën rrezet e diellit do të thotë që ...
Janë duke u kryer negociata dhe krijuar plane nga Organiza...
Në një takim të zhvilluar sot në Gjenevë mes Ministres...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Man...
Shumë ushqime ruajnë ende vlerën e tyre ushqyese pas n...
Një sulm në zemër, ose infarkt i miokardit, ndodh kur bllo...
Në maternitetin “Koço Gliozheni” për herë të parë në Shqip...
Me afrimin e dimrit, shumë prindër do të përgatiten pë...
Një ndërhyrje delikate është realizuar me sukses në Spital...
Ka të ngjarë që telefoni inteligjent në të cilin po e lexo...
Nuk është vetëm puna ajo që sjell stres, por edhe mungesa...
Zhytja në ujë të ftohtë është padyshim një aktivitet q...
Akademikët nga Universiteti i Kembrixhit kanë zbuluar ...
Nëse jeni zgjuar në mëngjes pas një mbrëmjeje kur keni...
Bota po përballet me ndryshime demografike të mëdha. P...
Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundj...
Të folurit në celular për 30 minuta ose më shumë gjatë...
COVID-19 nuk është më një emergjencë globale shëndetësore,...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...