Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Është sërish sezoni i alergjive. Nëse jeni ndër personat që vuani nga riniti alergjik, ardhja e pranverës ngjall emocione të përziera. Ditët që zgjasin, shoqërohen me kruajtje në sy, rrjedhje hundësh dhe me një kërkim të pafundmë dhe të dëshpëruar për antihistamina.
Janë ditët kur sasia e polenit në qarkullim është më e lartë, alergjitë sezonale marrin formën e një sulmi të vërtetë, si nga bota e jashtme, por edhe nga sistemi ynë imunitar. Numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga alergjitë është në rritje. Nëse në vitin 1997 rreth 0.4 për qind e fëmijëve amerikanë u diagnostikuan me alergji nga kikirikët, në vitin 2008 norma ishte rritur në 1.4 për qind.
Në Britani, shtrimet në spital të shkaktuara nga alergjitë e rënda ushqimore, u trefishuan midis viteve 1998-2018. Dhe ndërsa normat e astmës - një sëmundje që shkaktohet shpesh nga alergjitë - kanë rënë në Shtetet e Bashkuara, ato vazhdojnë që të rriten në nivel global, teksa rastet po rriten në vendet në zhvillim.
Po ashtu, po vihet re një shtim i alergjive të pazakonta, siç është Sindroma Alfa-Gal, ku disa njerëz që kafshohen nga një lloj i veçantë rriqrash të zhvillojnë reagime të forta negative ndaj konsumit të mishit të kuq. Duke parë këto shifra, është e vështirë të shmangësh ndjenjën se diku ka një problem.
Pavarësisht nëse ai fshihet në botën jashtë, në trupat tanë, apo te ndërveprimi kompleks midis të dyjave, e sigurt është se diçka nuk po shkon mirë. Pyetja është pse, dhe çfarë mund të bëjmë? Një pikënisje e mirë është të përpiqeni të kuptoni se çfarë janë alergjitë.
Në librin e saj “Alergjik: Si sistemi ynë imunitar reagon ndaj një bote në ndryshim”, antropologia mjekësore Tereza Mekfail përpiqet të bëjë pikërisht këtë. Një teori është se reaksionet alergjike evoluan për t’i dhënë mundësi trupit të njeriut të nxjerrë lëndët kancerogjene dhe toksinat, nga pickimi i insekteve deri te pickimi i gjarpërinjve.
Siç shprehet një studiues i intervistave për këtë libër, edhe disa shekuj më parë një përgjigje imunitare ekstreme ndaj një kafshimi potencialisht fatal të gjarprit, mund të kishte qenë mënyra që gjeti trupi për ta luftuar atë.
Por bota po ndryshon dhe sistemi ynë imunitar tepër aktiv, ka filluar që të duket si i paaftë për të vazhduar t’u bëjë ballë kërcënimeve që shfaqen. Sigurisht, nuk ndihmon aspak fakti që stinët e rritjes së bimëve po zgjaten, duke sjellë një ekspozim gjithnjë e më të madh ndaj polenit çdo vit që kalon.
Njëkohësisht, dieta dhe mënyra e jetesës në zhvillim po e sfidojnë mikrobiomën tonë, ndoshta duke rritur gjasat që fëmijët të zhvillojnë një ndjeshmëri ndaj alergeneve ushqimore. Edhe stresi mund të ndikojë te ndjeshmëria jonë ndaj alergjive.
Për shembull, ne e dimë se te qelizat e minjve, hormonet e stresit nxisin një përgjigje të ngjashme me atë të stresorëve alergjikë. Nëse e gjithë kjo nuk mjafton për t’ju bindur, keni të drejtë. Siç zbuloi edhe vetë Malfail, është e vështirë të përcaktohet saktësisht se çfarë po shkakton rritjen e alergjive.
Deri më sot, komuniteti mjekësor nuk ka arritur ndonjë konsensus se çfarë është një alergji apo mbi mënyrën më të mirë për ta diagnostikuar atë. Gjithsesi, Makfail ka arsye të forta për të eksploruar këta faktorë kompleksë.
Në gushtin e vitit 1996, babai i saj po udhëtonte në një rrugë në Nju Hempshajër për të shkuar në plazh me të dashurën e tij. Një bletë e vetmuar u zvarrit nëpër dritaren e hapur të makinës së tij dhe e pickoi në anën e qafës. Menjëherë burri - 47 vjeç në atë kohë - vdiq nga shoku anafilaktik.
“Ju jeni sot këtu sepse doni të zbuloni pse vdiq babai juaj“- thotë një mjek alergolog gjatë një interviste dhënë për Makfail. Por në botën e studimit të alergjive, nuk ka përgjigje të lehta. Ndoshta vdekja e babait të Maekfail ishte gjenetike, ose sepse ai nuk kishte me vete një autoinjektor epinefrinë që mund t’i kishte shpëtuar jetën.
Apo ndoshta farmacisti i turnit në farmaci nuk ishte i autorizuar t’i injektonte adrenalinë. Ose ndoshta ishte thjesht fati i keq. Ky është lajtmotivi i librit të Makfail: përfundimet në të cilat arrijmë, janë të lidhura dyfish me vizionin tonë për botën.
Në fillim të shekullit XIX, disa studiues të Harvardit besonin se astma te fëmijët mund të shkaktohej nga një “urrejtje e drejtuar në mënyrë të pandërgjegjshme ndaj nënës”. Personat që vuanin nga alergjitë prireshin të ishin të bardhë, urbanë dhe të arsimuar, dhe shpeshherë djem ose vajza në moshë të re.
Ata ishin njerëz që besohej se ishin të prirur ndaj neurozave dhe çekuilibrave psikologjikë. Pjesërisht, këto paragjykime vazhdojnë të jenë të pranishme edhe sot, për shembull tek ata që i akuzojnë alergjikët se “shtiren”, apo që panikosen kur stjuardesat njoftojnë se në avion nuk do të shërbejnë fruta të thata.
Paragjykimet tona shfaqen gjithashtu edhe kur mendojmë për zgjidhjet e mundshme për të luftuar rritjen e alergjive. Deri vonë, fusha e terapive të alergjive është zhvilluar jashtëzakonisht ngadalë. Antihistaminat u zbuluan në vitin 1937.
Dhe që nga vitet 1940, ato janë metoda kryesore e trajtimit të alergjive, pavarësisht mangësive serioze të theksuara nga studiuesit. Megjithatë, tani po shfaqet një gamë e re trajtimesh. Në janar 2020, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA), miratoi ilaçin e parë të imunoterapisë së alergjisë nga goja, Palforzia, i cili funksionon duke i ekspozuar njerëzit ndaj sasive gradualisht në rritje alergenësh. Ndërkohë janë në zhvillim “vaksinat” e reja për të imunizuar njerëzit kundër pickimit të bletëve. Por ato kërkojnë 50 injeksione për një periudhë të gjatë kohore.
Ne kemi nevojë jo vetëm për ilaçe të reja, por edhe për një ndryshim në botën në të cilën veprojnë ato. Për shembull Sindroma Alfa-Gal, po bëhet gjithnjë e më e zakonshme sepse habitatet në të cilat jetojnë rriqrat që shkaktojnë alergjinë, po zgjerohen për shkak të ngrohjes globale.
Stinët më të gjata të polenit janë rezultat i ndryshimeve klimatike dhe i depërtimit të specieve bimore në vende ku nuk kanë ekzistuar kurrë më parë. Por në këtë dukuri luajnë një rol edhe paratë. Adrenalina e injektueshme - e cila shitet në formën e një auto-injektori epinefrinë, duke i ndihmuar njerëzit që t’i mbijetojnë sulmeve të rënda alergjike - është shumë e shtrenjtë.
Ndaj disa njerëz që supozohet ta kenë atë me vete gjatë gjithë kohës nuk kanë mundësi financiare. Një etiketim më i mirë dhe prodhimi i ushqimit mund të zvogëlojë rrezikun e reaksioneve fatale ndaj ushqimeve të parapaketuara tek fëmijët, por vetëm nëse kompanitë janë të gatshme që të ndryshojnë qasje.
“Tek e fundit alergjia ka të bëjë me cënueshmërinë njerëzore, si biologjike po ashtu edhe sociale”-shkruan Makfail. Pra jemi duke folur për probleme që kemi krijuar me duart tona dhe për rreziqe gjithnjë e më serioze, të cilat nuk mund t’i parashikonte askush. Megjithatë, si vendosim t’i trajtojmë ato, varet vetëm nga ne./ Përshtatur nga CNA.al
Rritja e shpejtë e qyteteve shoqërohet me shumë sfida....
Dyzet milionë infeksione në javë deri në fund të këtij...
Sipas një studimi të fundit, ku janë përfshirë rreth 10,00...
OBSH mund të fitojë kompetenca për të detyruar Mbretër...
Ekspozimi i duhur nën rrezet e diellit do të thotë që ...
Janë duke u kryer negociata dhe krijuar plane nga Organiza...
Në një takim të zhvilluar sot në Gjenevë mes Ministres...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Man...
Shumë ushqime ruajnë ende vlerën e tyre ushqyese pas n...
Një sulm në zemër, ose infarkt i miokardit, ndodh kur bllo...
Në maternitetin “Koço Gliozheni” për herë të parë në Shqip...
Me afrimin e dimrit, shumë prindër do të përgatiten pë...
Një ndërhyrje delikate është realizuar me sukses në Spital...
Ka të ngjarë që telefoni inteligjent në të cilin po e lexo...
Nuk është vetëm puna ajo që sjell stres, por edhe mungesa...
Zhytja në ujë të ftohtë është padyshim një aktivitet q...
Akademikët nga Universiteti i Kembrixhit kanë zbuluar ...
Nëse jeni zgjuar në mëngjes pas një mbrëmjeje kur keni...
Bota po përballet me ndryshime demografike të mëdha. P...
Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundj...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...