Zbulohet skema/ Trekëndëshi: Bashkia e Tiranës - “Kuadr.com” - Arbër Veliaj
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...

Festa e Lakrorit, e organizuar çdo vit në fshatin Polenë të Korçës, ka sjellë një atmosferë festive për të gjithë banorët e fshatit, korçarët, e jo vetëm. Qindra pjesëmarrës kanë shijuar lakrorin në saç nga duart e amvisave, të cilat me shumë kujdes kanë servirur lakrorë me përbërës të ndryshëm sipas preferencave të njerëzve. Ky event ka për qëllim ruajtjen e traditës dhjetëravjeçare të këtij fshati, por edhe të zonës së Korçës, ku lakrori me dy petë i pjekur në saç është më i njohuri.
Për pjesëmarrësit në festë, ky është një eveniment mjaft i veçantë pasi kërkon të përcjellë traditën te brezat e rinj. Një mësuese korçare ka treguar përshtypjet e saj lidhur me festën si edhe ka bërë apelin e saj për vajzat e reja.
“Profesionin e kam pasur mësuese, megjithatë jam një amvisë e rregullt. Lakrorin e kam pasur traditë nga gjyshja, e cila për herë të parë më mësoi që ta bëja në klasën e pestë. Ka vite që festa e lakrorit festohet në fshatin Polenë, ku qëllimi kryesor është që t’ua lemë amanet brezave të ardhshëm. Lakrorin e Korçës e bën të veçantë fakti që piqet në saç, me dy petë, të cilën nuk e gjen zakonisht në qytetet e tjera. Dhe kjo është edhe një arsye më shumë që vizitorë të ndryshëm vijnë për të provuar lakrorin e Korçës. Unë kam krijuar një grup familjar që 2 herë në muaj i mësoj si të bëjnë lakrorin, që dhe vajzat e reja të dinë si ta përgatisin atë.” – shprehet mësuesja.

Ndihmë në këtë eveniment janë edhe bashkëshortët e amvisave, të cilët bëjnë të mundur pjekjen e lakrorëve, por ndërsa i pyesim për sekretin e pjekjes njëri prej zotërinjve thotë se nuk mund të tregohen sekretet.
“Pjekja në saç është detyrë, patjetër, ka normalisht rëndësinë e saj. Por, nuk tregohen të gjitha sekretet e kësaj pune. Duhet që saçi të skuqet mirë që ta pjekë lakrorin, do të paktën 15-20 minuta që lakrori të piqet. Në përditshmëri me raste e ndihmoj zonjën, kur jam në shtëpi bëhem edhe unë pjesë e gatimit të lakrorit”.

Pjesë e vizitorëve janë edhe turistët e huaj, ndërsa në fjalën e tij, një turist anglez ka treguar se si u njoh me këtë festë.
“Bashkëshortja ime është nga Korça dhe unë përsonalisht ndjek faqen e Bashkisë në 'Facebook'. E mora vesh nga ky rrjet social për këtë festë. Është vend shumë i bukur, duket si festival. Kam provuar lakrorin dhe më ka pëlqyer shumë, sidomos ai me qepë dhe domate.” – tregon Mick Walker.

Për të katërtin vit radhazi, Polena ka mbledhur qindra korçarë e turistë, të cilët u bënë pjesë e eventit për të provuar lakrorin me dy petë, si edhe nën tingujt e muzikës popullore kanë shijuar disa orë qëndrimi në këtë fshat.

Në Lin të Pogradecit ka nisur faza e dytë e punës për ...
Sezoni turistik këtë vit po përballet me një sërë probleme...
Pavarësisht nga e kaluara e errët e shekullit XX, Shqipëri...
Në Pogradec është zhvilluar për herë të parë një Maratonë ...
Ndërtim i rrugës së Arbërit, ka bërë që të kthehen syt...
Qyteti i Pogradecit për katër netë radhazi do të mbled...
Pazarit të Vjetër të qytetit të bukur të Korçës, i ësh...
Rrugëtimi i "Mik Festival" arriti në edicionin e tij t...
Nëse dikur Puka i përkiste vetëm Migjenit, sot ajo m...
Ilir Këllezi është talenti korçar që ka nderuar këtë q...
Që nga peizazhet fantastike të liqenit, te restorantet...
Kantina “CACO” prej shumë vitesh tashmë në treg, është...
Artan Kaja është një ndër piktorët e talentuar të qyte...
Tuma e Kamenicës është një nga tumat më të mëdha e më...
Masat ajrore me origjinë nga Veriu i Afrikës prej disa dit...
Ardian Fezollari është një ndër fotografët më të njohur sh...
Dritan Hoxha është një nga punonjësit e policisë më të...
Kush do ta mendonte që në këto ditë korriku, vëmendja ...
Jeta e natës preferohet gjithnjë e më shumë nga të rinjtë ...
"Garden Villa Boutique Hotel" Pogradeci, qyteti liqenor i...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...