Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...

"Garden Villa Boutique Hotel"
Pogradeci, qyteti liqenor i juglindjes, po kthehet çdo ditë e më shumë në destinacion fundjave. Me freskinë, ajrin e pastër, liqenin e qetësinë që ofron për turistët, këta të fundit po e vizitojnë më shpesh gjatë fundjavës, kryesisht me familje e shoqëri.
Por, ku mund të akomodohemi për të kaluar ato pak ditë relaksi apo edhe disa ditë pushimesh?
CNA.al ju sjell sugjerimin e duhur për vendqëndrim. Ai është "Garden Villa Boutique Hotel", i pozicionuar në qendër të qytetit, me një gjelbërim që rrethon të gjithë ndërtesën e me të gjitha kushtet pritëse.

Hoteli e ka marrë emrin për shkak se rreth e rrotull ka kopshtin, me shumëllojshmëri lulesh ku mbizotëron trëndafili, dhe më e veçanta me pemë ulliri që tërheqin vëmendjen. Një qetësi që nuk e gjen askund tjetër, e me ajrin e pastër që të mbush mushkëritë.
Ndërtesa u përket viteve 1921-1922, dhe mbart në vetvete shumë histori.
Dikur, ndërtesa që tashmë është kthyer në hotel, ka qenë Vila e Beut të parë të Pogradecit. Në kohën e luftës, sipas historisë, Beu i’u bashkua gjermanëve dhe në pjesën e barit (lokalit) ishte dikur biruca ku bëhej shpëtimi i partizanëve. E ndër të tjera, në këtë vend janë xhiruar 2 filma, “Mëngjese lufte” si edhe “Asgjë nuk harrohet”.
Gjatë vizitës sonë në ambientet e hotelit, biseduam me administratorin Xhoniel Baçellari, i cili me shumë kënaqësi na tregoi dhomat dhe të veçantat e tyre.

“Hoteli ka gjithsej 5 dhoma, të arreduara dhe kuruara deri në detaj, për t’u dhënë klientëve një qëndrim sa më të këndshëm. Dhomat i kemi emëruar në bazë të ngjyrave, si 'Blue Room', 'Green Room' dhe 'Purple Room', të cilat janë të tria dhoma për dy persona. Kemi gjithashtu 'Grey Room', e cila është dhomë familjare për dy prindërit dhe 2 fëmijët, dhe po ashtu suitën të cilën e emërtuam 'Rose Room'. Suita është një ambient më i madh krahasuar me dhomat e tjera dhe në të kemi vendosur edhe një vaskë, gjë që nuk e gjen te dhomat e thjeshta. Të gjitha mobiliet i kemi blerë jashtë shtetit, të një cilësie të lartë dhe arredimin jemi kujdesur ta bëjmë sa më të thjeshtë duke mbizotëruar mobiljet e drurit, parketi i drurit, si një stil mes modernes dhe tradicionales.”-tha Xhoniel Baçellari.
Në çdo dhomë vumë re piktura të marra nga piktori pogradecar Anastas Kostandini, i cili ka përshtatur ngjyrat e dhomave me ato të pikturave të natyrës.
Mëngjesi është akoma më i veçantë në "Garden Villa Boutique Hotel", me ushqim të gatuar në moment, ndryshe nga bufetë, klienti mund të porositë në bazë të menysë dhe gatimi vjen për disa minuta në tavolinat e tyre.

“Preferuam që ushqimin për klientët ta gatuajmë në çast, që edhe ata ta shijojnë e të mbeten të kënaqur nga menyja. Në meny, krahas ushqimeve tradicionale, kemi zgjedhur edhe meny amerikane dhe meksikane. Klientët kanë mbetur tepër të kënaqur jo vetëm nga ushqimi dhe akomodimi, por edhe nga kujdesi që stafi tregon në veçanti. Pjesa më e madhe e klientëve janë turistë të huaj nga e gjithë bota, por ka edhe turistë shqiptarë kryesisht nga Tirana, Durrësi e Shkodra që zgjedhin Pogradecin, por edhe hotelin tonë për të kaluar disa ditë pushimi.”-u shpreh Xhoniel Baçellari.
"Garden Villa Boutique Hotel", u krijua në vitin 2018, me një investim nga Fondacioni Kenedi, i cili e ka blerë këtë ndërtesë dhe e ka kthyer në një biznes në formë biznesi social, me çmime shumë të arsyeshme e me një vendndodhje që mund të gjendet lehtësisht në qytetin liqenor.
Për më tepër, mund ta vizitoni në këtë adresë: Rruga Naim Frashëri, Ndërtesa nr. 56, pranë sheshit në krah të Bashkisë Pogradec. Kontakt: 0697048650. /CNA.al
E quajnë qyteti i serenatave, qyteti i dashurisë, qyteti i a...
Të gjithë kemi dëgjuar dhe parë postime të ndryshme lidhur m...
Kulinaria korçare prej vitesh ka tërhequr vëmendjen e turist...
Një ekspozitë mjaft e veçantë me punime artizanale është çel...
Sporti nuk njeh moshë ndaj mbi 700 atletë të grupmoshave të ...
Shkodra Jazz Festival përmbylli edicionin e 12-të me koncert...
Mes lotësh e një dhimbje të madhe miq, familjarë, kolegë e s...
Xhamia e Plumbit në Shkodër është e vetmja xhami shqiptare, ...
Thethi padyshim ka qenë kryefjalë e turizmit gjatë viteve të...
KOKO Fest po organizohet për herë të 8 në qytetin juglindor....
Nga Edison Ypi Kam dy shishe me pekmez. Njërën e mora në Bi...
Prespa është një nga zonat më të bukura të qarkut të Korçës,...
Po të shohësh në distancë prej 20 km nga qyteti i Shkodrës, ...
Rrethuar nga ujërat e liqenit të Vau Dejësit, ishulli Sarda ...
Teqeja e Melçanit është një nga vendet e shenjta që mund të ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...