
Nuk u bë pjesë e asnjë koalicioni/ Agron Duka tregon pse do të garojë i vetëm në zgjedhje
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka është ...
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka është ...
Po të shohësh në distancë prej 20 km nga qyteti i Shkodrës, në krahun e majtë të Bunës, është fshati Shirq. Në afërsi të buzës së ujit është kisha e jashtëzakonshme për nga rëndësia historike dhe religjonare, por edhe nga trashëgimia që sot i thonë “Kisha e Shirqit” dhe kur dikur janë kurorëzuar princa shqiptarë dhe malazezë.
Normalisht nën rrënojat e saj të sotme ka akoma eshtra fisnikësh, por dikur nga ujrat janë marrë edhe eshtra princash dhe njerëzish të rëndësishëm të varrosur në shekuj në këtë territor. Në fakt është konsideruar malazeze dhe sllave dikur kjo kishë, dhe është bërë një gafë e madhe për të mos u ruajtur, por sot shumë persona e kanë kuptuar se është pjesë e ADN-së shqiptare në histori dhe fisnikëri e religjion kjo kishë kaq e vjetër në tërësinë e saj.
Kisha është rrezikuar, dhe akoma rrezikohet nga Buna dhe përmbytjet, por në Muzeun e Shkodrës, ka foto që tregojnë edhe madhësinë e saj reale që sot nuk duket. Muret datojnë që në fillimet e shekullit të VI-të dhe normalisht është përdorur për martesat e princërve në të dy anët e Bunës.
Kisha ju është kushtuar shenjtorëve Sergji dhe Baku dhe populli kishën e njeh me atë të “Shna Prendes” dhe i lutet kështu asaj. Normalisht Shirqi në mesjetë, ka qenë port i Shkodrës si edhe Oboti pak më larg, dhe së bashku me Bunën ishin edhe ndalesat e anijeve të kësaj zone kaq të zhvilluar mesjetare. Shirqi ka pasur edhe doganën si një pikë administrative dhe zhvillimi ekonomik.
Kisha e vjetër, ka qenë e stilit romano-gotik, dhe duhet thënë se studiuesi i madh Theodor Ippen, ka përshtatur dhe shpjeguar një mbishkrim të vjetër në gurët e kishës që dilte se kjo mrekulli e vjetër ishte ndërtuar plotësisht në vitin 1290 nga mbretëresha franke Helena.
Ajo ishte bija e Perandorit Baldovin II, grua e Mbretit të Rashës i quajtur Urosh I dhe regjente e “Mbretërisë së Rashës”, sipër Shkodrës. Ippen-i, nuk pati shumë kohë të shpjegonte qartë se “rindërtimi” ose shprehja e qartë në gurë: “edificavit de novo istam eçlesiam” që do të thotë “e ndërtoi rishtas këtë kishë” për të kuptuar të gjithë, që Helena si origjinare religjioni katolik, ka rikonstruktuar një ndërtim që vjen nga Justiniani.
Mbështetur në tekstin apokrif “Jeta e Justinianit” (Apocrypha Vita Justiniani), autorët e Acta-ve, janë përpjekur të saktësojnë që kisha në fjalë, lidhet me një manastir aty në atë vend paraekzistuese të urdhrit të Shën Benediktit, themeluar nga vetë perandori Justinian në shek. VI (Acta, I, nr. 76). Sipas mbishkrimit të dytë, që ndodhej mbi arkitraun e portës kryesore, kisha del edhe e ndërtuar nga mbreti Urosh (Milutini), pa përmendjen në këtë rast e s’ëmës Helenë, por me ndihmën e një abati shkodran të quajtur Pjetër Dochne.
Bllokun e gurit, Ippen-i e gjeti të dëmtuar në mes të tij, pikërisht aty ku duhej të ishte edhe viti, dhe e dha vitin me hamendje, sipas shumë gjasave dhe mendimeve si viti 1293. Por mbishkrimet, qenë botuar më 1875 edhe nga Augustin Theiner-i (Monumente të vjetra, II, 218), i cili i jepte sipas një relacioni që e konsideronte të Pjetër Bogdanit, dhe ky mbishkrim i dytë në këtë relacion, rezulton i vitit 1318.
Sa kohë ka shkuar, dhe kisha është kaluar nga historia religjionare e ka “lundruar” midis ortodoksisë dhe katolicizmit, duke qenë e qartë se ndërtimi dhe rindërtimi janë vepra të besimit dhe kohës së kishës romane!? Po kështu, e kanë dhënë më 1879 Jireèeku (Rrugët tregtare, 66 shën. 210) dhe më mbas Jastrebovi, i cili edhe e vizitoi kishën e rrënuar (Serbia e Vjetër dhe Arbëria, 160).
Duke qenë se në botimet në fjalë, (në relacionin) nuk përmendet ndonjë thyerje guri, duhet besuar që të jetë i saktë 1318-a. Ka gjasë, që në këtë mbishkrim të jetë fjala për një ndërtim të dytë, (ose të tretë të kishës nga Uroshi për shkak të dëmtimit të saj prej ujërave të Bunës dhe nevojës së tërheqjes në një kishë tjetër, më në brendësi të tokës. Dëmtimet që kishte pësuar kisha me pushtimin osman gjenden të përshkruara, ndër të tjerë, prej Imzot Marin Bizzi-t në Relacionin e tij të 1611.
Gjurmët më të hershme të krishterimit ku dëshmohet organizimi i konsoliduar kishtar, në provincën e Praevalitanës, deri në shek. e IV, gjenden kudo në veri të Arbërisë: në fshatin Lohe të Malësisë së Madhe, shekulli III; në Kolovrat në afërsinë e qytetit Prijepole; në Diokle, afër Podgoricës; në Tivar, Ulqin, Shas, Shkodër etj.
Mirëpo, që nga shekulli IV e këtej, në bazë të hulumtimeve të bëra në Diokle, gjejmë aty dy bazilika nga koha e krishterimit të hershëm. Në qytetet bregdetare Lezhë, Ulqin dhe Tivar, si edhe në vendet më të vogla, siç janë Lohe, Shirq, Oblikë (në perëndim të Shkodrës), janë zbuluar mbeturinat e bazilikave të ndryshme nga periudha e shekullit IV e deri në shekullin VI, si dhe themelet e Kuvendit benediktin. Është interesant fakti që kisha e Shirqit ka tërhequr gjithnjë vëmendjen e studiuesve të ndryshëm ndër shekuj.
Famullitari në Kukel, njëkohësh edhe studiues Dom Nikë Ukgjini thotë se “për rrënojat që kanë mbijetuar nga rrebeshet historike dhe klimaterike, plot 726 vjet, kanë treguar interes të madh udhëpërshkruesit e Selisë se Shenjtë në kohën e pushtimeve osmane, si, Marin Bici në relacionin e tij, ku shprehet se para rrënimit nga ana e turqve, ka qenë Kisha më e bukur në Shqipëri! Bllokun e gurit, diplomati Austro-Hungarezë në Shkodër, Theodor Ippen-i, e gjeti të dëmtuar në mes të tij, pikërisht aty ku duhej të ishte edhe viti, dhe e dha vitin me hamendje.
Konsulli frëng në Shkodër, Alexandre Degrand dhe konsulli Austro-Hungarez, Theodor Ippen, që studionin dhe merreshin më kisha të vjetra dhe rrënoja kishash në Shqipëri (1900), duke bërë inventarin të asaj kohe dhe duke transkribuar dy mbishkrimet, përshkruan dhe teknikën e ndërtimit dhe llojet e materialeve të ndërtimit.
Po kështu interes kanë treguar në vitin 1879, Konstantin Jireçek dhe më pas edhe konsulli rus, Jovan Stepanovich Yastrebov, të cilët edhe e vizitonin kishën e rrënuar. Afro 20 km nga Shkodra, në anë të majtë të Bunës, gjendet pak çka ka mbetur nga Kisha e Shirqit, apo siç e quante Aurel Plasari:- “Bizhuja e humbur e Shirgjit.
Kisha me stil romantiko-gotik, e vendosur në një pozicion përrallor. Sot e vetmja pjesë që i reziston vendosmërisht kohës është një fasadë, sepse edhe eshtrat e princave të varrosur pranë saj, i ka marr lumi. Duket sikur i reziston kohës për t’i thirrur ndërgjegjes dhe për t’u treguar brezave se ajo çka shkruhet në letrat e dhjetëra studiuesve ka ende gjurmë.
Se ka gjurmë të vjetra për rreth e rrotull, dëshmojnë edhe banorët e moshuar, të cilët me rastin e uljes se nivelit te ujit të lumit Buna, në thellësinë e lumit kanë vërejtur shumë herë objekte të shumta, të paidentifikuara deri tani”, thotë dom Nik Ukgjini.
Më tej ai thotë se në një rast një vizitor, që ndërkohë po mbërrinim në Kishën e Shirqit përmes një rruge që na shkundi pak, u shpreh -“Çfarë mrekullie është kjo zonë, sa emocion me jep” dhe unë përgjigja: “Është toka që zgjodhën princat”. Unë besoj se shumë do të thotë për një popull që të këtë një objekt të tillë trashëgimie kaq të lashtë e kaq atraktiv buzë një lumi, ku në histori ka pasur shumë gjallëri edhe me lidhjet ndërkombëtare, nëpërmjet Adriatikut. Nga e kaluara mësojmë se kah fundi i shekullit XVI, ky vend për shumë kohë ishte qendër e rëndësishme e panaireve “panairio S. Sergii de Zenta”, por që turqit e shkretuan deri në themel.
Kisha e Shirqit përveç disa restaurimeve të vogla është lënë në harresë ndërsa gjithnjë është e rrezikuar nga erozioni dhe lumi Buna edhe pse deri më tani ajo fasadë e asaj kishe shekullore ka arritur që të rezistojë si një dëshmi për identitetit tonë kombëtar të hershëm./ CNA.al
Rrethuar nga ujërat e liqenit të Vau Dejësit, ishulli Sarda ...
Teqeja e Melçanit është një nga vendet e shenjta që mund të ...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, I...
Dy punonjës të Ministrisë së Financave kanë rindërtuar sht...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi ka bërë një denoncim lidh...
Por, një nga kriteret ishte që këta kandidatë duhet të ish...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Mbrëmjen e sotme u raportua në media se ka pasur të sh...
Disa të shtëna me armë zjarri raportohet të jenë regji...
Policia e Korçës ka goditur një tjetër rast të kontrabandë...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur p...
Në Sfidën e Kodimit të organizuar nga Këshilli Britanik, p...
Për fundjavën që presim përpara, vendi ynë do të vijoj...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë ...
Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga k...
Presidenti Joe Biden tha se SHBA nuk kërkon konflikt me Ir...
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian të premten minimizuan rre...
Partneriteti i Kinës me Rusinë ka kufij dhe Evropa duhet t...
Vendet e QUINT-it (Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britan...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Revista prestigjoze amerikane “Time” i ka dedikuar një art...
Sot, lumi Vjosa në Shqipëri, një nga lumenjtë e fundit të ...
Sipas të dhënave nga Banka Botërore, emigrantët e viti...
Sot më 24 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotm...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka folu...