“Lumë” presioni në rrjetet sociale/ Të famshmit në “shënjestër”, kush po i nxit për protestat
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...

Tuma e Kamenicës është një nga tumat më të mëdha e më të njohura deri më tani, ku janë evidentuar varre , skelete kockore , objekte arkeologjike si qeramikë, armë, stoli prej bronxi, hekuri , argjendi , ari, qelibari dhe kocke. Ky vendvarrim prehistorik është monument kulture i llojit arkeologjik ku janë zbuluar rreth 425 skelete dhe 3600 objekte. Kjo tumë është më e madhja e gjetur jo vetëm në Shqipëri por edhe në Ballkan. Larmishmëria e objekteve prehistorike janë pasuri e patjetërsueshme e historisë ku tregohet jeta dhe vazhdimësia. Janë të shumtë studiuesit dhe arkeologët të cilët morrën pjesë në gërmime, ku pjesë e këtij grupi që zbuloi tumën më të madhe që ndodhet vetëm disa kilometra larg Korccës, ka qenë edhe arkeologu korccar Florenc Cenolli.

“Tuma e Kamenicës është një ndër sitet më të rëndësishme jo vetëm në rajonin e Korçës por edhe në Ballkan. Është i pari i këtij lloji në vendin tonë, dhe është një muze arkeologjik në natyrë për shkak të vlerave të patjetërsueshme që mbart. Afati kohor për gërrmimin e kësaj tume është rreth 5 vjet, ku pjesë janë bërë profesorë nga universiteti i Michiganit për të studiuar të gjitha asetet dhe individët skeletorë që u zbuluan. Vlerat në kontekstin antropologjik janë të mëdha, pasi tregojnë një histori të tërë brenda tyre për komunitetin.” – tregon Florenc Cenolli.

Sipas Cenollit të gjitha skeletet i janë nënshtruar edhe egzaminimit në institutin laboratorik duke përcaktuar moshën, gjininë dhe shkakun e vdekjes.
“Ky komunitet në atë kohë ka ndërruar jetë nga një pandemi, me sëmundjen e malaries dhe tuberkulozit gjatë asaj periudhe. Gjatë gërmimeve kemi gjetur një familje e vdekur brenda një ditë, burrë e grua me një fëmijë, ose një prind me një fëmijë. Është përcaktuar edhe jetëgjatësia, mesatarisht nga 35 deri 40 vjecc, ndërsa trupat kanë patur dëmtime në pjesën e dhëmbëve për shkak të kulturës së varfër.” – shprehet arkeologu.

Gjithashtu arkeologu na tregon edhe ritin mortor i cili i përket ilirëve.
“Kjo është qendra e një riti mortor më të madh që kemi gërrmuar ndër vite në Shqipëri. I ndajmë në 3 kategori ritet e varrimit, me gropë të thjeshte, me konturim gurësh dhe me mbulim gurësh, të cilat kanë atë mënyrën e veccantë të varrimeve ilire. Vendosja e skeleteve bëhet me gjunjë të mbledhur, me duar të mbështetura mbi bark ose shpatulla dhe me kokën në pozicion fjetje.” – tregon Cenolli.

Por, cila është gjetja më e rëndësishme që është zbuluar në këtë vendvarrim?
“Është pikërisht varri i një nëne, që më në fund pas gjetjeve antropologjike dhe zbulimeve arkeologjike, u bë i mundur shpëtimi i këtij fetusi 8 muaji. Fetusi nuk arriti të lindte, por u lind pas 2600 vjetëve. Është një gjë e rrallë jo vetëm për në Shqipëri, por në të gjithë botën. Një pasuri që duhet ta rruajmë si sytë e ballit.” – shprehet Florenci.

Pavarësisht vlerave historike dhe kulturore, Tuma e Kamenicës ka qëndruar jashtë vëmendjes së institucioneve lokale prej vitesh duke mos promovuar vlerat që ajo mbart. Mungesa e promovimit, stafit apo edhe përfshirjes në guidat turistike e kanë lënë këtë pasuri të harruar. Neglizhenca institucionale e Bashkisë dhe dëmtimet nga banorët e zonës në pjesën rrethuese të vendbanimit e kanë kthyer këtë monument kulture në një zonë pothuajse pa shtet./ CNA.al
Masat ajrore me origjinë nga Veriu i Afrikës prej disa dit...
Ardian Fezollari është një ndër fotografët më të njohur sh...
Dritan Hoxha është një nga punonjësit e policisë më të...
Kush do ta mendonte që në këto ditë korriku, vëmendja ...
Jeta e natës preferohet gjithnjë e më shumë nga të rinjtë ...
"Garden Villa Boutique Hotel" Pogradeci, qyteti liqenor i...
E quajnë qyteti i serenatave, qyteti i dashurisë, qyteti i a...
Të gjithë kemi dëgjuar dhe parë postime të ndryshme lidhur m...
Kulinaria korçare prej vitesh ka tërhequr vëmendjen e turist...
Një ekspozitë mjaft e veçantë me punime artizanale është çel...
Sporti nuk njeh moshë ndaj mbi 700 atletë të grupmoshave të ...
Shkodra Jazz Festival përmbylli edicionin e 12-të me koncert...
Mes lotësh e një dhimbje të madhe miq, familjarë, kolegë e s...
Xhamia e Plumbit në Shkodër është e vetmja xhami shqiptare, ...
Thethi padyshim ka qenë kryefjalë e turizmit gjatë viteve të...
KOKO Fest po organizohet për herë të 8 në qytetin juglindor....
Nga Edison Ypi Kam dy shishe me pekmez. Njërën e mora në Bi...
Prespa është një nga zonat më të bukura të qarkut të Korçës,...
Po të shohësh në distancë prej 20 km nga qyteti i Shkodrës, ...
Rrethuar nga ujërat e liqenit të Vau Dejësit, ishulli Sarda ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...