
Dollari amerikan rritet lehtë, Euro nuk lëviz nga kuotat e 115 lekëve/ Kursi i këmbimit, 7 shkurt 2023
Dollari amerikan ka pësuar një rritje të lehtë në tregun v...
Dollari amerikan ka pësuar një rritje të lehtë në tregun v...
Dritan Hoxha është një nga punonjësit e policisë më të njohur veçanërisht në juglindje, por edhe në qarqe të tjera të Shqipërisë. Momentalisht ai punon në Drejtorinë Vendore të Policisë së Korçës, ndërsa pjesë e uniformave blu të Policisë së Shtetit është prej 20 vitesh. Një karrierë e pasur me shumë pozicione pune sa të bukura aq edhe të vështira për të. Por çfarë është policia për Hoxhën?
“Policia ka nisur si pasion, pasi më pëlqejnë gjërat sfiduese. Studimet e mia i fillova në vitin 1995 në Tiranë, në Akademinë e Policisë, dhe i përfundova në vitin 2002 në Akademinë e Policisë, në Ankara të Turqisë. Në kohën kur kam studiuar në Turqi, kam qenë kapiten i ekipit të notit të akademisë, po ashtu edhe i zhytjes. Madje, për sportin e zhytjes dhe shpëtimit të jetës në ujë, jam vlerësuar dy herë me medalje argjendi. Vitet e studimit janë realisht të paharrueshme, me eksperienca të jashtëzakonshme, me mësimdhënie nga pedagogë të diplomuar në Oxford dhe Harvard dhe me një staf akademik të mirëfilltë, nga të cilët jam vlerësuar me mesataren 8.3 për të gjitha vitet. Prej 20 vitesh tashmë jam pjesë e pandarë e policisë, ku mes këtij profesioni kam shërbyer edhe në Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm”.
Mesa duket, policia nuk është i vetmi pasion që ka Dritani në jetën e tij. Madje, më parë se të realizonte pasionin për policinë, ai i ka kushtuar një pjesë të rëndësishme të jetës së tij, pasionit për motorët. Një pasion, i lindur në 1994 atëherë kur Dritani ishte vetëm 17 vjeç. Pasionin për motorat e ka trashëguar nga babai i tij, pasi ka qenë ai personi që ka mbajtur motor në shtëpi dhe ia ka futur në gjak djalit të tij.
“Babai im ka qenë aviator ushtarak, ka përfunduar shkollën e aviacionit në Moskë, dhe ka shërbyer në Forcat Ajrore deri në vitin 1970, ku si pasojë e një aksidenti në ajër, dëmtoi veshin. Pas asaj, dashurinë për inxhinierinë, ia përkushtoi motorave. Për shkak të vjetërsisë së motorave në atë kohë, kërkonin mirëmbajtje të përditshme, pastrim dhe rregullim, dhe duke parë babain tim edhe mua më hyri në zemër ky lloj pasioni. Fakti që unë jam akoma më i lidhur me motorat është se humba babain tim nga një aksident me motor, e që prej asaj dite unë i jam përkushtuar me shpirt, si një amanet nga babai im.”
Dritani ka ngritur garazhin ku mban të gjithë motorët, veglat për të riparim, veshje të ndryshme motorësh, skafanda dhe maska të dhuruara nga grupe të ndryshme motoristësh në shenjë mirënjohjeje për ndihmesat e dhëna, por edhe bashkëpunimin mes tyre.
“Garazhin e hapëm rreth 12 vite më parë, së bashku me shokun tim të fëmijërisë Jerin Panoti, që në fakt me profesion është dentist, por është i apasionuar si unë ndaj motorëve. Gjithsej kemi 8 motorë, të markave të ndryshme, të cilët kanë një veçanti specifike të asaj që përfaqësojnë. Të gjithë janë të preferuarit e mi, nuk mundem t’i ndaj pasi ne kujdesemi për ta sikur t’i kishim fëmijë. Ndonëse është një pasion i kushtueshëm, nuk na ka frenuar për ta vazhduar atë. Çdo motor është projekt më vete, fillon me çmontimin deri në detaj, pastrimin dhe restaurimin e çdo pjese të dëmtuar, kërkimin e pjesëve të reja në website të ndryshme dhe më pas, asamblimin e tyre me detaje duke e bërë çdo motor të veçantë nga origjinali që prodhohet në fabrikë.”
Që një motor të restaurohet totalisht sipas projektit fillestar, kërkon jo më pak se 1 vit kohë. Një vit përkushtimi, lodhje, netë pa gjumë, që rezultati përfundimtar të jetë i duhuri. Normalisht, në pasionin e motorëve nuk mungojnë garat, kryesisht në Greqi me shoqatën e motoristëve të Selanikut.
“Personalisht kam hequr dorë për të garuar, për shkak edhe të moshës pasi garuesit janë deri në 35 vjeç. Në çdo garë të organizuar përfaqësohem me motor Aprilia RSV 4, e cila është një mrekulli inxhinierike italiane. E kemi përpunuar së bashku me dy inxhinierë grekë duke rritur fuqinë motorike nga 141 HP në 200 HP. Motori momentalisht është në testim, duke u bërë gati për garat që do të zhvillohen në shtator në Greqi. Puna e madhe e jona për rritjen e cilësisë dhe fuqisë së këtij motori ka filluar që prej pandemisë dhe shpresoj që të dalë me sukses në shtator.”
Ndërsa e pyesim Dritanin për zgjedhjen që do bënte mes policisë dhe motorëve ai përgjigjet:
“Nuk i ndaj dot. Janë pasionet e mia të jetës që u jam përkushtuar dhe do të vazhdoj t’u përkushtohem për gjithë jetën.”
Ky pasion i veçantë do të ketë në vazhdimësi krijimin e Shoqatës “Pogradeci Motoclub”, i cili do të ketë objekt përfaqësimin në çdo lloj evenimenti të motoristëve të Pogradecit, që këta të fundit të mos detyrohen të garojnë jashtë shtetit.
Adresa e garazhit : Bulevardi “Dëshmorët e Pojskës", pranë stadiumit, Pogradec./ CNA.al
Kush do ta mendonte që në këto ditë korriku, vëmendja ...
Jeta e natës preferohet gjithnjë e më shumë nga të rinjtë ...
"Garden Villa Boutique Hotel" Pogradeci, qyteti liqenor i...
E quajnë qyteti i serenatave, qyteti i dashurisë, qyteti i a...
Të gjithë kemi dëgjuar dhe parë postime të ndryshme lidhur m...
Kulinaria korçare prej vitesh ka tërhequr vëmendjen e turist...
Një ekspozitë mjaft e veçantë me punime artizanale është çel...
Sporti nuk njeh moshë ndaj mbi 700 atletë të grupmoshave të ...
Shkodra Jazz Festival përmbylli edicionin e 12-të me koncert...
Mes lotësh e një dhimbje të madhe miq, familjarë, kolegë e s...
Xhamia e Plumbit në Shkodër është e vetmja xhami shqiptare, ...
Thethi padyshim ka qenë kryefjalë e turizmit gjatë viteve të...
KOKO Fest po organizohet për herë të 8 në qytetin juglindor....
Nga Edison Ypi Kam dy shishe me pekmez. Njërën e mora në Bi...
Prespa është një nga zonat më të bukura të qarkut të Korçës,...
Po të shohësh në distancë prej 20 km nga qyteti i Shkodrës, ...
Rrethuar nga ujërat e liqenit të Vau Dejësit, ishulli Sarda ...
Teqeja e Melçanit është një nga vendet e shenjta që mund të ...
Jetmiri është 22 vjeç dhe është tetraplegjik. Për të kujde...
Elida Shkreli tregon për emisionin investigativ “Stop” në ...
Shitja e fëmijëve,duket se është kthyer në një “biznes” fi...
Në tetor të vitit 2022, një çift të moshaurish janë konfli...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Gjatë natës, në lagjen "Çlirim", Çorovodë, ka rënë zj...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Unazë të Re, në rrug...
Goditen 2 raste të modeklarimit të të hollave, në hyrje dh...
Pelluzohet nga detyra një efektiv policie në Elbasan, ...
Shqipëria vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore me or...
Ditët në vijim pritet që të ketë ulje të temperaturave...
Vendi ynë do të përfshihet nga masat ajore të qëndrueshme ...
Rezervati natyror “Wicken Fen” në Angli, me një sipërfaqe ...
Gjatë vitit 2022 trafiku global i udhëtimeve ajrore u rrit...
Shtetet e Bashkuara njoftuan të hënën se po vazhdojnë të m...
Kompanitë gjermane dhe institucionet publike kanë pësuar g...
Si pasojë e tërmetit shkatërrimtar në kufirin turko-si...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Dollari amerikan ka pësuar një rritje të lehtë në tregun v...
Sot me 6 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.9 lekë...
Sot me 5 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.8 lekë...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të karburan...