“C’e La Vi”, lokali risi e Pazarit të Vjetër të Korçës

30 Korrik 2022, 21:04, Qyteti im CNA
“C’e La Vi”, lokali risi e Pazarit të Vjetër të
Lokali “C’e La Vi”

Pazarit të Vjetër të qytetit të bukur të Korçës, i është shtuar një tjetër atraksion për të rinjtë dhe jo vetëm, një bar i cili krahasuar me lokalet e tjera të këtij vendi, është krejtësisht ndryshe dhe që në momentin e parë që e sheh, të tërheq vëmendjen. Ngjyra që mbizotëron më shumë në të gjithë ambjentin dhe në oborr, është roza. Roza e luleve, e sjellë si arredim nga vetë administratorja e barit, Ana Maria Terziu.

“C’e La Vi”, lokali risi e Pazarit të Vjetër të

Ana Maria është larguar nga Shqipëria në moshën 7-vjeçare, ndërsa 1 vit më parë vendosi të kthehej në qytetin e saj të lindjes, tashmë në moshën 35-vjeçare. Duke parë një tjetër stil të bareve në shtetin grek, ajo vendosi të sjellë një risi për Korçën, duke hapur në datën 1 qershor, bar “C’e La Vi”.  Por si i lindi ideja e hapjes së këtij bari?

“Ëndërroja të kthehesha në vendlindje, pasi që në moshën 7-vjeçare u shpërngulëm me familjen në Greqi, aty ku qëndrova për shumë vjet. Doja të krijoja diçka të veçantë që të tërhiqte të gjitha moshat, dhe më tepër të jetë një lokal për vajzat. Lulet janë dashuria ime, dhe në çdo dekor më pëlqen të vendos lule, për këtë arsye lindi ideja për të hapur një lokal. E më kryesorja, një lokal që të ketë gjallëri gjatë gjithë muajt e vitit. Lokalin arritëm ta inagurojmë dhe ta hapim për klientët në datën 1 qershor të këtij viti dhe mund të shihet që arredimi është bërë duke ndërthurrur gurë, trëndafila dhe jargavanë.

Në këtë bar mund të gjendet një shumëllojshmëri pijesh, po ashtu edhe ëmbëlsira dhe ushqime të tjera të përgatitura në momentin që klienti e porosit. Po ashtu, Ana Maria është kujdesur që çmimet të jetë të përballueshme, duke mos cënuar as klientët dhe me menunë e përgatitur, këta të fundit të mbeten të kënaqur e të rikthehen sërish.

“C’e La Vi”, lokali risi e Pazarit të Vjetër të

“Menuja e lokalit ka pothuajse çdo gjë, duke filluar nga kafeja, lëngje të freskëta të frutave të stinës, smoothie e deri tek ushqimet e përgatitura në çast, si sandwich, petulla ose pancakes, waffles me përbërës të ndryshëm si nutella, biskota, si edhe healthy bowls, të cilat përgatiten për klientët që ushtrojnë stërvitje. Ajo që mundohemi është që dekori i ushqimeve të shërbyera të jetë i veçantë si vetë lokali”.

“C’e La Vi”, lokali risi e Pazarit të Vjetër të

Vizitorët që tashmë janë të shumtë në juglindje, nuk lënë pa provuar qoftë një pije në “C’e La Vi”, pasi ambienti është çlodhës dhe të jep një ndjesi relaksi që nuk e gjen në vende të tjera.

“Vizitorët janë të ndryshëm, shqiptarë e të huaj nga çdo vend i botës, të cilët tërhiqen nga pamja e lokalit dhe kërkojnë që të bëjnë foto. Përshtypjet janë nga më të mirat, pasi ata na komplimentojnë dhe thonë se iu pëlqen ambjenti. Një gjë e veçantë është se kemi patur shumë çifte që kanë zgjedhur lokalin për të bërë videoklipin e dasmës, të veshur nuse dhe dhëndërr. Po ashtu të shumta janë edhe vajzat të cilat për raste ditëlindjesh apo edhe thjesht për foto në 'Instagram' vijnë te ne”.

“C’e La Vi”, lokali risi e Pazarit të Vjetër të

“C’e La Vi” gjendet në Pazarin e Vjetër të Korçës, ndërsa mund ta shihni edhe në adresën e Instagramit me të njëjtin emër. Kontakt 0694042303./ CNA.al

Lajmet e fundit nga