Zbulohet skema/ Trekëndëshi: Bashkia e Tiranës - “Kuadr.com” - Arbër Veliaj
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...

Në Pogradec është zhvilluar për herë të parë një Maratonë Ndërkombëtare e certifikuar nga Federata Botërore e Atletikës, maratonë e cila ka sjellë në qytetin liqenor më shumë se 600 atletë nga 37 vende të Europës.
Organizatorët kanë zhvilluar dy gara, 10 dhe 21 kilometra, gara të cilat krahas sportistëve profesionistë të këtyre disiplinave kanë përfshirë jo vetëm sportistët amatorë, por edhe turistë vendas e të huaj, të cilët po kalojnë pushimet në Pogradec.
Gara e 21 kilomterave Lin - Pogradec është dominuar nga atleti i njohur kosovar Tiron Mamushaj si dhe korçari Ilir Këllezi, por në finish i pari ka mbërritur kosovari i njohur në garat e maratonave ndërkohë, ndërsa Këllezi ka ardhur i dyti.

Ka qenë një garë e bukur me një organizim të jashtëzakonshëm ka deklaruar pas garës kosovari Mamushaj.
“Ka qenë garë shumë e bukur, dhe kemi ardhur prej qytetit të Gjakovës. Vazhdova me ritëm të njëjtë me garuesit në fillim, më pas në kilometrin e dytë jam shkëputur dhe kam vazhduar me ritmin tim. Nga ana psikologjike dukej si një garë e lodhshme por ja dola. Vapa ka ndikuar së tepërmi, por jam i kënaqur me organizimin pasi ska patur makina në rrugë dhe ajri ishte shumë i pastër.”
Edhe gara e 10 kilometrave ka pasur fituese kosovaren Greca Bakoshi, e cila pasi ka vrapuar vetem pak dite me parë në një maratonë në SHBA ka ardhur për të bërë të njëjtën gjë në garën ndërkombëtare të Pogradecit, garë e cila i ka shërbyer edhe për përgatitjet e saj për Kampionatin Europian.
“Mendova t'i bashkohësha kësaj gare më shumë për kënaqësi, pasi po përgatitem për Kampionatin Europian. Kërkoja ta mbyllja programin duke plotësuar edhe këto kilometra. Vij me shumë dëshirë në Shqipëri, dy ditë më parë isha në Amerikë. Më pas u ktheva në Kosovë, e tashmë jam në Shqipëri, dhe ndjej një kënaqësi që ta japin vetëm shqiptarët. Mundohem ta shijoj gjithmonë pjesëmarrjen në gara, dhe po ashtu më pëlqen të jem bashkë me elitën dhe amatorë gjithashtu. Emocionet janë të mëdha.”

Atletja e madhe shqiptare Pavlina Evro ka qënë ajo që i ka dhënë startin kësaj maratone dhe pas përfundimit të maratonës nuk i ka fshehur emocionet që ka përjetuar.
“Padyshim që ndjej shumë emocione dhe gëzim. Këtë e tregon vetë pjesëmarrja e vrapuesve. Do të ishte kënaqësi që unë të vrapoja midis tyre, por ishte një ndjesi e veçantë që të jepja startin e maratonës. Një falënderim i veçantë shkon për kryetarin e Bashkisë së Pogradecit dhe presidentit të shoqatës që bënë të mundur zhvillimin e maratonës.”

Ervin Leka ka ardhur nga kryeqyteti me bashkeshorten dhe dy fëmijët e tij të vegjël dhe kanë vendosur ti bëhen pjesë e Maratonës 21 kilometra. Leka gjithë distancën e ka përshkruar duke pasur me vete në karrocë edhe 2 vogëlushët. Finishi i tij ka qenë shume emocionues për të pranishmit e shumtë.
“Sakrifica ishte që unë bashkë me bashkëshorten morëm të dy pjesë në garë dhe nuk kishim ku t'i linim fëmijët, ndaj vendosëm t'i merrnim me vete. Mundohemi që t'u japim atyre frymën e sportit, pasi askush nuk na e dha ne në vegjëli. Tani që mbarova ishte shumë e lehtë, 10 metrat e fundit ishin të vështira. Vullneti na shtyu para, duke parë e shokët që na prisnin në finish.”

Maratona e Pogradecit pas certifikimit nga Federata Botërore e Atletikës do të organizohet si e përvitshme në qytetin liqenor./CNA.al
Ndërtim i rrugës së Arbërit, ka bërë që të kthehen syt...
Qyteti i Pogradecit për katër netë radhazi do të mbled...
Pazarit të Vjetër të qytetit të bukur të Korçës, i ësh...
Rrugëtimi i "Mik Festival" arriti në edicionin e tij t...
Nëse dikur Puka i përkiste vetëm Migjenit, sot ajo m...
Ilir Këllezi është talenti korçar që ka nderuar këtë q...
Që nga peizazhet fantastike të liqenit, te restorantet...
Kantina “CACO” prej shumë vitesh tashmë në treg, është...
Artan Kaja është një ndër piktorët e talentuar të qyte...
Tuma e Kamenicës është një nga tumat më të mëdha e më...
Masat ajrore me origjinë nga Veriu i Afrikës prej disa dit...
Ardian Fezollari është një ndër fotografët më të njohur sh...
Dritan Hoxha është një nga punonjësit e policisë më të...
Kush do ta mendonte që në këto ditë korriku, vëmendja ...
Jeta e natës preferohet gjithnjë e më shumë nga të rinjtë ...
"Garden Villa Boutique Hotel" Pogradeci, qyteti liqenor i...
E quajnë qyteti i serenatave, qyteti i dashurisë, qyteti i a...
Të gjithë kemi dëgjuar dhe parë postime të ndryshme lidhur m...
Kulinaria korçare prej vitesh ka tërhequr vëmendjen e turist...
Një ekspozitë mjaft e veçantë me punime artizanale është çel...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...