Të shtënat në Elbasan/ Policia jep detaje për ngjarjen
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar ditën e sotme nisjen e javës së Teknologjisë Tirana-Tel Aviv, qëllimi i së cilës është njohja e sipërmarrësve izraelitë me teknologjinë dhe bizneset kryesore të kësaj fushe si dhe krijimi e urave të bashkëpunimit.
Në këtë nismë kanë marrë pjesë 88 kompani lider si dhe investitorë potencialë nga Izraeli.
Veliaj bëri të ditur se bashkë me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit janë hapur thirrje për start up-et apo kompanitë, dhe ato të cilat duan të marrin pjesë mund të vendosen te Piramida e Tiranës.
“Bashkë me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit kemi hapur një thirrje te Piramida, për start up-et apo kompanitë që duan të vendosen aty. Sigurisht, kemi rezervuar 1/3 e hapësirës për qendrën “Tumo”, ndërkohë 1/3 do të jenë shërbime. Pra, ne duam që kompani të stabilizuara të rekrutojnë që në moshë të vogël talente nga qendra “Tumo”. Gjithashtu, sapo kemi marrë pjesën e fundit të tokës te “Zona e Lirë Ekonomike” në Kashar. Është një hapësirë ideale, sepse lidhet fare mirë edhe me rrugën e Kombinatit, në Jug të Tiranës, edhe me një zonë shumë të madhe si “Astiri”, ku një pjesë e të rinjve fillojnë jetesën e tyre në Tiranë. Është shumë afër zonave të banuara, ku jetojnë shumë të rinj, që merren me aktivitete të tilla, po ashtu është e lidhur me autostradën. Është shumë afër aeroportit dhe shumë afër portit”, tha ai.
Veliaj ndër të tjera ka përmendur edhe fidanet e pemët e mbjella duke rikujtuar se ato sot janë rritur dhe vlejnë për diçka, për të bërë hije.
“Ftesa për sot është të bëjmë histori, jo histeri. Unë besoj se edhe në Izrael, edhe në Shqipëri, ne prodhojmë pa fund histeri brenda, por kur vjen puna te marrëdhëniet me jashtë duhet të prodhojmë histori; ndaj do të doja shumë që ta shfrytëzojmë këtë mundësi të jashtëzakonshme, të mësojmë nga njëri-tjetri dhe janë vërtet 88 mundësi për të mbjellë 88 fidanë. E di që të gjithë bëjnë shaka me ato pemët e Lalit, por ata fidanë sot janë rritur, po bëjnë hije dhe në ditë si sot me shi, kur shohim si kanë çelur sythat, ia ka vlejtur fidani që mbollëm para 5-6 vitesh”, u shpreh ndër të tjera./CNA.al
Deputetja Ina Zhupa ka deklaruar se ndryshimet ligjore...
Në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit do të...
Enkelejd Alibeaj i PD-së së vulës ka ankimuar në KAS r...
Kandidati i PD-së për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha, ka d...
“Votat do t'i ruajmë”,- këtë premtim u dha qytetarëve ...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ka komentuar raport...
Gazetari Blendi Fevziu ka shprehur rezerva për qeveris...
Anëtarja e Kryesisë së PS-së, Mimi Kodheli, ka folur për r...
Gazetari Blendi Fevziu e sheh opozitën në një moment s...
Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Kë...
Enkelejd Alibeaj mbajti sot mbledhjen e parë në zyrat ...
Enkelejd Alibeaj mblodhi sot të vetët për të zgjedhur ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar...
Enkelejd Alibeaj ka mbledhur sot grupin parlamentar dh...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur edhe n...
Kandidati i opozitës për bashkinë e Elbasanit, Luçiano...
Nga 20 prilli shqiptarët do të mund të udhëtojnë drejt Emi...
Pak ditë më parë, KAS doli me vendimin që PD e vulës d...
Kandidati i PD-së, për Bashkinë e Tiranës, Belind Këll...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka akuzuar qeverinë p...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...