Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Deputetja Ina Zhupa ka deklaruar se ndryshimet ligjore për t’i dhënë mandat të dytë Skënder Gjinushit, janë vazhdim i konjukturave politike në kurriz të shkencës.
Në një deklaratë për mediat, Zhupa tha se Akademia e Shkencave ka qëndruar në paligjshmëri me vite të tëra për shkak se kryetari i saj nuk ishte as akademik i përhershëm dhe ishte po ashtu kryetar partie kur u zgjodh kryetar i akademisë, duke shkelur ligjin në mënyrë flagrante.
Deputetja ka mbështetur akademikun Artan Fuga, duke thënë se çdo shqetësim i ngritur prej tij është tërësisht i drejtë dhe është për të ardhur keq gjendja në të cilën është akademia sot dhe përpjekjet për stanjacion dhe kapje.
Kështu Zhupa theksoi se mbështet hapur të drejtën e akademikut Fuga për të garuar për kryetar.
“Akademia e Shkencave fatkeqësisht ka qëndruar në paligjshmëri me vite të tëra për shkak se kryetari i saj nuk ishte as akademik i përhershëm dhe ishte po ashtu kryetar partie kur u zgjodh kryetar i akademisë, duke shkelur ligjin në mënyrë flagrante. Edhe pse i padekretuar nga presidenti, duket se po e përfundon mandatin e tij, të cilin unë e kam dërguar me mbështetjen e firmave të kolegëve të nderuar, në Gjykatën Kushtetuese. Sepse besoj se, ligjshmëria e një institucioni të tillë lidhet drejtpërdrejtë edhe me besueshmërinë dhe aktivitetin në shërbim të vlerave, dhe jo të antivlerave.
Në përgjigje të letrës publike të akademikut Artan Fuga, çdo shqetësim i ngritur prej tij është tërësisht i drejtë dhe është për të ardhur keq gjendja në të cilën është akademia sot dhe përpjekjet për stanjacion dhe kapje. Mbështes hapur të drejtën e akademikut Fuga për të garuar për kryetar dhe do ishte nder për vendin që të kishim një akademik në lartësinë e tij në krye të këtij institucioni të shkencës.
Kur menduam se kjo betejë do përfundonte me sukses, hapet një betejë e re për ligjshmërinë e akademisë dhe për rikapjen e saj nga i njëjti personazh. Emisioni investigativ Xhadat me të drejtë kërkonte t’i gjente një botim shkencor kryetarit, por kjo ishte çështje e pamundur, sepse nuk është aty për merita shkencore, por për konjuktura politike.
Ndryshimet ligjore që kanë sjellë dy deputetët Koçi-Beqiraj, siç e kam denoncuar edhe më parë publikisht, janë vazhdim i këtyre konjukturave politike në kurriz të shkencës dhe janë shumë larg të qenit ligj për interes publik, por janë një kostum me porosi (ligj ad personam).
Disa nga çudirat e këtij projektligji, që dallohet qartë porositësi, janë:
1- Deputetët paraqesin arritjet e akademisë së shkencave në këto 4 vite në relacionin e ligjit. A mund të na sqarojnë deputetët si i kanë marrë këto të dhëna? A ka shkresa zyrtare me akademinë e shkencave? Cilat janë organet që u janë përgjigjur dhe pse ka vetëm arritje dhe jo mangësi? A mund të na sqarojnë deputetët se cila është nevojë për të na paraqitur këto arritje sipas tyre kur kërkojnë një ndryshim ligji që nuk lidhet fare me këto arritje?
2- Deputetët shprehen: “Ka lindur nevoja e përmirësimeve të domosdoshme që janë propozuar nëpërmjet këtij projektligji, i cili nuk prek thelbin dhe përmbajtjen e ligjit bazë, por korrigjon disa dispozita parazitare”. A mund të na sqarojnë deputetët se kujt i lindi kjo nevojë? Kryetarit të akademisë, kryesisë, apo cilit organ? Se nuk besoj që u ka lindur nevoja zgjedhësve të zonave te tyre që s’kanë lidhje me akademinë.
Pse e quajnë parazitare dispozitën që shpjegon zgjedhjen e kryetarit? Ndoshta e lidhin me nivelin e punës së deritanishme të kryetarit aktual.
3- Deputeti, Ismet Beqiraj ka qënë relator i këtij ligji që kërkon të ndryshojë, duke mbrojtur që parimet bazë të tij ishin pikërisht për të luftuar kontrollin nga një person apo grup, duke krijuar stanjacion dhe kapje të institucionit. Ndërsa ndryshimet e reja që sjellë ai me kolegun Koçi, bëjnë të kundërtën. Heqin fjalën radhazi për mandatet, heqin moshën kufizuese, pra nevoja e lartpërmendur, duket se i paska lindur Gjinushit për një mandat tjetër për veten.
4- Relacioni i deputeteve që marrin përsipër të ndryshojnë ligjin është plot gabime drejtshkrimore, që cenojnë seriozitetin e një projektligji që kërkon të rregullojë Akademinë e Shkencave.
Për të adresuar në mënyrë institucionale shqetësimet kam kërkuar në komisionin e edukimit që akademiku Fuga dhe akademikë të tjerë që kanë ngritur shqetësime publike të dëgjohen në një seancë dëgjimore në komisionin e edukimit.
Që nga tetori 2022, gjithashtu kam kërkuar në të drejtën time kushtetuese një seancë dëgjimore me kryetarin dhe kryesinë e akademisë për veprimtarinë shkencore të akademisë, për veprimtarinë ekonomiko-financiare dhe për projektet kombëtare shkencore. Është rekord i zi se si në 4 vite kryetari i Akademisë së Shkencave nuk ka shkuar asnjëherë në kuvend për t’u pyetur dhe për të raportuar.
Beteja për Akademinë nuk është betejë për emra, por betejë për shkencën, për historinë, për dinjitetin dhe ligjshmërinë. Kapja politike edhe tinëzare e saj prek shtyllën e intelektualëve që duhet jenë në krye të diskutimeve të çështjeve kombëtare, ekonomike, identitare, sociale”, ka thënë Ina Zhupa./ CNA.al
Në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit do të...
Enkelejd Alibeaj i PD-së së vulës ka ankimuar në KAS r...
Kandidati i PD-së për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha, ka d...
“Votat do t'i ruajmë”,- këtë premtim u dha qytetarëve ...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ka komentuar raport...
Gazetari Blendi Fevziu ka shprehur rezerva për qeveris...
Anëtarja e Kryesisë së PS-së, Mimi Kodheli, ka folur për r...
Gazetari Blendi Fevziu e sheh opozitën në një moment s...
Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Kë...
Enkelejd Alibeaj mbajti sot mbledhjen e parë në zyrat ...
Enkelejd Alibeaj mblodhi sot të vetët për të zgjedhur ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar...
Enkelejd Alibeaj ka mbledhur sot grupin parlamentar dh...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur edhe n...
Kandidati i opozitës për bashkinë e Elbasanit, Luçiano...
Nga 20 prilli shqiptarët do të mund të udhëtojnë drejt Emi...
Pak ditë më parë, KAS doli me vendimin që PD e vulës d...
Kandidati i PD-së, për Bashkinë e Tiranës, Belind Këll...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka akuzuar qeverinë p...
Kreu i grupit të PD-së së “vulës”, Enkelejd Alibeaj, ka th...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...