Të shtënat në Elbasan/ Policia jep detaje për ngjarjen
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...

Kandidati i PD-së për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha, ka denoncuar vjedhjet që po bëhen në Bashkinë e Vorës.
Hoxha i ka bërë thirrje SPAK-ut të zbarkojë në zyrat e bashkisë për të hetuar tenderat korruptivë.
Sipas Hoxhës, bëhet fjalë jo për lekë xhepi, por për 11 procedura prokurimi me vlerën e 14 milion eurove.
“Në cilësinë time si kandidat i Partisë Demokratike dhe i koalicionit opozitar 'Bashkë Fitojmë', i drejtohem sot zyrtarisht Bashkisë Vorë, Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe institucioneve të tjera, me kërkesën për informacion, për disa tendera të zhvilluara në Bashkinë Vorë gjatë katër viteve të fundit.
Shpresoj që këto institucione të bëjnë detyrën dhe të reagojnë me transparencë dhe përgjegjshmëri për tenderat përkatës.
Në të kundërt, mospërgjigjja dhe mungesa e transparencës, do të konsiderohen si përpjekje dhe pjesëmarrje në mbulimin dhe fshehjen e korrupsionit që është bërë me këta tendera.
Bëhet fjalë, jo për lekë xhepi, por për 11 procedura prokurimi me vlerën e 14 milion eurove.
Si kandidat për Bashkinë e Vorës dhe si qytetar i Republikës, u bëj thirrje SPAK-ut dhe organeve të drejtësisë shqiptare t’i hetojnë këta tendera korruptivë, të cilët qartësisht janë bërë jo për punë, por për të vjedhur, sepse këta shpikin punë, jo për t’i bërë, por për të grabitur fondet. Për të futur duart në xhepat e qytetarëve të Vorës, në arkën e shtetit e ku t’u dalë.
Organet e drejtësisë e kanë për detyrë të mbrojnë çdo qindarkë të taksave të qytetarëve nga abuzimi, vjedhja dhe korrupsioni, shtetëror apo privat.
Vora në katër vitet e fundit është simbol i krimit dhe keqqeverisjes lokale të Edi Ramës. Për katër vite ka ndryshuar pesë kryebashkiakë, e megjithatë asnjë hetim nuk është kryer, asnjë kryebashkiak nuk ka shkuar përpara drejtësisë për abuzimin dhe vjedhjen e hapur që u kanë bërë qyetarëve të Vorës.
Vora ka potenciale të mëdha zhvillimi. Është porta hyrëse e Tiranës, 10 km larg saj, por duket sot si një cep i humbur i Shqipërisë, vetëm e vetëm se taksat janë vjedhur, vetëm e vetëm se paratë e qytetarëve kanë përfunduar në xhepat e pushtetarëve.
Kësaj situate, organet e drejtësisë duhet t’i japin fund. Ua kanë borxh qytetarëve të ndershëm të Vorës. Korrupsioni galopant në Vorë e ka falimentuar bashkinë, dhe asnjë insitucion nuk ka ndërhyrë për të dënuar personat përgjegjës, për t’u kthyer qytetarëve dinjitetin e një qeverisjeje të mirë.
Prandaj i bëj thirrje SPAK-ut të zbarkojnë në zyrat e Bashkisë Vorë dhe të marrin në kontroll një gropë të zezë ku humbin paratë e taksapaguesve, prindërve, punëtorëve dhe njerëzve të punës së kësaj zone.
Me 14 maj, u premtoj të gjithë qytetarëve të Vorës, pa dallim partie e bindje politike, se vjedhjes dhe korrupsionit do t’i vijë fundi dhë një periudhe e re do të fillojë për ta dhe për qeverisjen lokale, në të mirë të njerëzve dhe zhvillimit të zonës.
Të gjithë personat që kanë abuzuar me paratë e tyre, e kanë vendin para drejtësisë dhe aty do të përfundojnë!
Së bashku fitojmë!”, shprehet Hoxha./ CNA.al
“Votat do t'i ruajmë”,- këtë premtim u dha qytetarëve ...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ka komentuar raport...
Gazetari Blendi Fevziu ka shprehur rezerva për qeveris...
Anëtarja e Kryesisë së PS-së, Mimi Kodheli, ka folur për r...
Gazetari Blendi Fevziu e sheh opozitën në një moment s...
Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Kë...
Enkelejd Alibeaj mbajti sot mbledhjen e parë në zyrat ...
Enkelejd Alibeaj mblodhi sot të vetët për të zgjedhur ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar...
Enkelejd Alibeaj ka mbledhur sot grupin parlamentar dh...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur edhe n...
Kandidati i opozitës për bashkinë e Elbasanit, Luçiano...
Nga 20 prilli shqiptarët do të mund të udhëtojnë drejt Emi...
Pak ditë më parë, KAS doli me vendimin që PD e vulës d...
Kandidati i PD-së, për Bashkinë e Tiranës, Belind Këll...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka akuzuar qeverinë p...
Kreu i grupit të PD-së së “vulës”, Enkelejd Alibeaj, ka th...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se p...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për media...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...