E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Lulzim Basha me dështimet e tij të njëpasnjëshme dhe humbjet në seri krijoi shumë zemërim dhe bëri që demokratët të ndiheshin çdo herë e më të braktisur dhe të përdorur nga ish-kryetari i tyre.
Basha e katandisi si mos më keq Partinë Demokratike duke e lënë në opozitë, duke prerë kështu çdo shpresë të demokratëve. Për vendimet dhe përfitimet e tij personale nga karrigia e kryetarit, Basha ishte gati të sakrifikonte Partinë Demokratike.
Kupa u derdh kur Basha mori vendimin për të përjashtuar nga Partia Demokratike, një prej themeluesëve të saj, liderin Sali Berisha, i cili iu përgjigj pakënaqësive dhe kërkesës së demokratëve për tu kthyer sërish në PD dhe për të udhëhequr edhe një herë atë.

Vendimi personal i Bashës pa u konsultuar me bazën, me antëtarët e PD, apo Kryesinë, irritoi jo vetëm demokratët por edhe deputetët, të cilët nisën ta braktisnin gjithnjë e më shumë dhe i bashkoheshin foltoreve qytet më qytet të Sali Berishës.
Por pavarësisht se askush nuk e donte me Lulin, nuk e dëgjonte më askush, demokratët nuk e ndiqnin, në mbledhjet e tij, nisi të kishte kryengritje se po e përdorte partinë për interesat e tij personale, ai vijonte të qëndronte në karrigen e kryetarit, me 5 deputetë që i qëndrojnë besnikë edhe sot, Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku e të tjerë.

Berisha rithemeloi PD, me realizimin e Kuvendit 11 Dhjetorit ku Basha dhe të tijtë u shfuqizuan nga detyrat e tyre. Kryesia dhe anëtarët e PD votuan dhe zgjodhën drejtuesit e rinj.
Por ky Kuvend nuk u pranua nga Basha, i cili kulmoi gjithçka me dhunën në 8 Janar ku përdori çdo mjet të mundshëm kundër demokratëve. Një prej të paktëve që qëndronte krah tij, deputeti i skandalit erotik, Ervin Salinaji ishte përgatitur të priste demokratët me shkop bejsbolli, me justifikimin absurd se po mbronte selinë e PD nga vetë demokratët.
Basha e ktheu PD në një bunkier, të rrethuar me tonelata hekur, të blinduar anekënd vetëm për të mos lënë demokratët të hyjnë në seli.

Berisha dhe mbështetësit e tij hynë në selinë blu, ku gjithçka ishte shkatërruar nga Basha, i cili nga frika se mos dikush i rrëmbente karrigen, kishte ndërruar dhe bravat e dyerve, kështu që nga ai moment Berisha e quajti atë “Lul Brava”.
Basha po zhytej në humnerë. Zgjedhjet vendore të 6 Marsit ishin vula e gjithçkaje që treguan se askush më nuk e përkrahte pasi u rendit i fundit pothuajse në të gjitha bashkitë ku zhvilloheshin zgjedhjet. Pasi Gjykata e Tiranës regjistroi Kuvendin e 11 Dhjetorit 2021 dhe statutin e ri të PD të dalë nga ai Kuvend, i komanduari i Bashës, Enkelejd Alibeaj ankimoi vendimin.
Pas bëmave Grupi i Bashës nuk shkel më në selinë blu, pasi etiketohen si tradhtarët që dhunuan demokratët dhe shtëpinë e demokratëve dhe që fliten për marrëveshjet e fshehta me Ramën.
Me afrimin e zgjedhjeve lokale që priten të zhvillohen në datën 14 Maj, grupi i Berishës dhe grupi i përçarësve vendosën të negocionin për të dalë në zgjedhje me një kandidat por sërish dështuan për shkak të misionarëve përçarës të Lulit.

Por pavarësisht kësaj, PD zyrtare e Berishës, nxorri kandidatët e saj për bashkitë duke zhvilluar “Primaret” një risi në PD, ku votoi anëtarësia dhe simpatizantët. Gara ishte e fortë sidomos në Tiranë, ku Belind Këlliçi u shpall fitues dhe u shpall kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, ku do të përballet me 14 Maj me kryetarin aktual Erion Veliaj./ CNA.al
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka deklaruar se op...
Në natën e ndërrimit të viteve, kryetari i Partisë Demokra...
Politikanët shqiptarë janë kthyer në përdorues të rreg...
Një foto në portale dhe kaq u desh që Partia e Lirisë ...
Largimet nga Partia e Lirisë duket se nuk kanë të ndalur. ...
Pas një viti të gjatë të shoqeruar me përplasje dhe ndarje...
Që prej janarit të vitit të kaluar qarkulluan zëra se depu...
Kryeministri Edi Rama do t'u japë 10000 lekë (të rinj)...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se kryeminist...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konfer...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur...
Pak ditë më parë deputetët e Partisë Demokratike, u mblodh...
Analisti Lorenc Vangjeli thotë se 3 mandate të fituara...
Prej disa ditësh CNA.al ka raportuar për përplasje dhe...
Gazetari Arjan Çani thotë se më 8 janar, kur dy grupim...
Juristi Kreshnik Spahiu deklaroi se qeveria socialiste...
Analisti Andi Bushati deklaroi se kryeministri Edi Ram...
Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, ka zhvillua...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...