Paketa e Maleve/ Rama u përgjigjet sharësve në rrjetet sociale
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...

Që prej janarit të vitit të kaluar qarkulluan zëra se deputeti i Partisë së dikurshme të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Shkodër, Agron Çela, do të largohej nga kjo forcë politike për të kaluar në anën e socialistëve.
Çela u tha asokohe se do të largohej duke ndjekur kështu hapat e deputetit Nasip Naço i cili ‘tradhtoi ’ LSI-në e dikurshme për të kaluar në anën e Partisë Socialiste, por ai i mohoi këto zëra duke i cilësuar si lajme të rreme me qëllim shkaktimin e konflikteve.
Ai tha se do të ishte në krye të fushatës së LSI-së dhe madje arriti të merrte mandatin e vetëm të kësaj force politike në këtë qytet dhe një prej 4 mandateve që partia në fjalë fitoi në të gjithë Shqipërinë.
"Albanian Post" mëson se shumë shpejt Çela, një figurë e mbështetur gjerësisht në Shkodër dhe shumë i lidhur me klubin e futbollit Vllaznia, do të shkëputet nga tashmë Partia e Lirisë, si pasojë e kundërshtive të forta që ka me politikëbërjen aty.
Burime pranë kësaj force politike për "Albanian Post" bëjnë me dije se pakënaqësitë e deputetit, janë të lidhura me kohën kur u dogjën mandatet nga Partia Demokratike dhe LSI-ja, në vitin 2019.
Çela ishte kundër këtij vendimi dhe nuk e ka mbështetur atë, pavarësisht se ka respektuar vendimin e partisë.
Prej asaj kohe, u përfol se ai do ta linte LSI-në përfundimisht, për pakënaqësi me mënyrën e organizimit, por një gjë të tillë nuk e ka bërë, duke parë se kreu i vërtetë i të majtëve të qendrës, ka qenë realisht në postin e kreut të shtetit.
Me pritjen e rikthimit të Metës në krye të partisë, Çela ka pritur për ndryshime të mundshme, por siç mëson AP-ja, përtej emrit, asgjë tjetër nuk është ndërruar dhe pakënaqësitë kanë vijuar.
Madje, ai ka munguar për një kohë krejtësisht në mbledhjet e partisë, si shenjë refuzimi për politikat e ndjekura nga LSI-ja dhe si vijim të shprehjes së pakënaqësisë për djegien e mandateve dhe mos-hyrjen në zgjedhjet vendore të vitit 2019.
Me shkëputjen kësisoj nga PL-ja, Çela mbetet si deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe gjasat më të mëdha janë që ai të kalojë për nga radhët e Partisë Socialiste.
Së pari, sepse ideologjikisht, atë nuk e lidh asgjë me Partinë Demokratike dhe së dyti, edhe për një miqësi të hershme me deputeten socialiste, Elisa Spiropali, e cila ushtron edhe detyrën si ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Kjo e fundit, është edhe drejtuese politike e qarkut Shkodër për Partinë Socialiste mbi të gjitha.
Teksa, një “flirt” me mazhorancën, Çela e ka pasur edhe në shkurt të këtij viti, kur në Parlament, dha votën pro ndryshimeve kushtetuese për zgjatjen e afatit të organeve të vettingut, edhe pse LSI-ja në bllok votoi abstenim.
Këtë kalim, sipas burimeve të "Albanian Post", është e mundur ta shohim në kohët në vijim, për kalimin përfundimtar, i cili do t’u jepte socialistëve jo vetëm një numër më shumë në Parlament, por edhe një emër shumë të fortë përkrahës në zonën e Shkodrës (zonë historikisht bastion demokrat), ku Çela ka edhe mbështetje të madhe.
Kryeministri Edi Rama do t'u japë 10000 lekë (të rinj)...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se kryeminist...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konfer...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur...
Pak ditë më parë deputetët e Partisë Demokratike, u mblodh...
Analisti Lorenc Vangjeli thotë se 3 mandate të fituara...
Prej disa ditësh CNA.al ka raportuar për përplasje dhe...
Gazetari Arjan Çani thotë se më 8 janar, kur dy grupim...
Juristi Kreshnik Spahiu deklaroi se qeveria socialiste...
Analisti Andi Bushati deklaroi se kryeministri Edi Ram...
Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, ka zhvillua...
Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu ditë...
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i është drejtuar ...
Gjatë një bashkëbisedimi me banorët e Njësisë nr.8, kr...
Ish-drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi, i cili ishte ...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zhvi...
Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pas humbjes nga jeta...
Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se z...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...