LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sot, gara në Kukës/ Emri Vata apo Albert Halilaj, kush do ta marrë bashkinë?

24 Shtator 2023, 07:15, Politikë CNA

Sot, gara në Kukës/ Emri Vata apo Albert Halilaj, kush do ta

Sot do të mbahen zgjedhjet për Bashkinë e Kukësit, pas shkarkimit dhe arrestimit të Safet Gjicit, ish-kryetarit të zgjedhur.

Dy janë kandidatët e kësaj gare. Emri Vata do të garojë nën logon e koalicionit "Bashkë Fitojmë", ndërsa Albert Halilaj nën logon e Partisë Socialiste.

Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në orën 19:00.

Mbi 45 mijë qytetarë do të japin votën e tyre duke zgjedhur kështu kryetarin e bashkisë.

Në këto zgjedhje do të ketë vetëm një fletë votimi me dy emrat e kandidatëve, numëri 1 Albert Halilaj dhe numri 2 Emri Vata./ CNA

Lajmet e fundit nga