EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Përfaqësuesi i çështjeve ligjore të PD-së së ish-kryeministrit Sali Berisha, Ivi Kaso, i ka bërë thirrje Gjykatës së Lartë që të japë vendimin për vulën dhe siglën e Partisë Demokratike.
Në deklaratën e tij për mediat, Kaso u shpreh se prej dy vitesh gjykatat e Shqipërisë me urdhrin politik të Edi Ramës e ka marrë peng përfaqësimin formal të opozitës shqiptare.
Kaso thekson se sipas afateve të shqyrtimit, Gjykata e Lartë duhet të kishte marrë një vendim brenda datës 25 qershor 2023.
Ai ka hedhur akuza se kryeministri po kërkon të emërojë opozitën shqiptare.
"Edi Rama nuk mund të emërojë opozitën shqiptare. Nuk mund as ta blejë dhe as ta shantazhojë atë me dosje parash ruse", tha Kaso.
Kaso i ka bërë thirrje Gjykatës së Lartë të marrë një vendim sa më parë, për një çështje të qartë si drita e diellit.
Ai tha se minimalisht po kërkojnë që të zbatojë afatet që ligji përcakton dhe të lexojë vendimin për këtë çështje.
“Prej dy vitesh tashmë, gjykatat e Shqipërisë me urdhrin politik të Edi Ramës e kanë marrë peng përfaqësimin formal të opozitës shqiptare.
Edi Rama është investuar personalisht për këtë çështje, siç dëshmoi edhe dosja McGonigal, duke ndikuar në të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe të institucioneve zgjedhore. Me sa duket 'pre' e interesit të kryeministrit ka rënë edhe Gjykata e Lartë.
Pasi Gjykata e Apelit, duke mbyllur sytë dhe ulur kokën, mori vendimin e turpshëm për ta zvarritur pafund këtë çështje, ne ankimuam menjëherë këtë vendim pranë Gjykatës së Lartë, në datë 15 maj 2023. Sipas afateve të shqyrtimit, Gjykata e Lartë duhet të kishte marrë një vendim brenda datës 25 qershor 2023.
Sot, kanë kaluar 4 muaj dhe nuk ka ende asnjë indicie se kur Gjykata e Lartë do të mblidhet për të dhënë vendim, i cili është me interes shumë të lartë publik.
Shtyrja në kalendat greke e kësaj çështjeje nga ana e Gjykatës së Lartë u intereson vetëm atyre, të cilët duan që opozitën ta mbajnë virtualisht të përçarë. Edhe pse nuk ka asnjë dyshim tashmë se cili formacion dhe lidership politik përfaqëson realisht opozitën, të vetmit që bëjnë sikur nuk e kuptojnë, se ashtu u intereson, janë Gjykata e Lartë dhe Kolegji Zgjedhor.
Kolegji Zgjedhor në fakt, nën interesin personal të Kryeministrit, ka shënuar rekorde juridike të padëgjuara ndonjëherë në interpretimin e fakteve sipas dëshirës. Arsyetimet e Kolegjit për ta katapultuar vulën, siglën dhe përfaqësimin e opozitës te personi që fle gjumë në xhepin e Edi Ramës, për nga kundërthënia logjike, janë raste tipike të rekordit Guinness.
Për këto arsye, sot, në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës, duam t`i bëjmë thirrje Gjykatës së Lartë të marrë një vendim sa më parë, për një çështje të qartë si drita e diellit. Ndoshta është e tepërt të kërkojmë integritet dhe drejtësi nga kjo gjykatë, por minimalisht kërkojmë që të zbatojë afatet që ligji përcakton dhe, qoftë edhe duke ulur kokën, si në rastin e Gjykatës së Apelit, të lexojë vendimin për këtë çështje.
Ne e dimë se cilido vendim të jetë, e vërteta është një.
Edi Rama nuk mund të emërojë opozitën shqiptare. Nuk mund as ta blejë dhe as ta shantazhojë atë me dosje parash ruse apo premtime për të ndërtuar kulla në oborrin e PD. Pazaret për dhënie 'primi elektoral' në këmbim të vulës, mund t`i bëjë me të gjithë vulëhumburit, por jo me opozitën e këtij vendi.
Prandaj, një thirrje e fundit për Gjykatën e Lartë: merrni në shqyrtim këtë çështje, siç edhe ligji dikton. Jepni vendimin tuaj. Sepse shqiptarët e kanë marrë me kohë vendimin e tyre. Nuk besoj se kërkojmë shumë kur kërkojmë vetëm zbatimin e ligjit, të paktën në respekt të procedurës”, është shprehur Kaso./ CNA
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kreut t...
“Sot në orën 20:00 të darkës me orën tonë dhe orën 14:00 m...
Përfaqësuesi ligjor i PD-së së Sali Berishës, Ivi Kaso, ka...
Kryeministri Edi Rama shprehet se me ndryshimet e miratuar...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, në ...
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar 3 gjimazistë të talent...
Ish-ministri Ylli Manjani është shprehur se opozita nu...
Deputeti Gazment Bardhi ka shkëputur totalisht marrëdh...
Kryeministri Edi Rama foli mbrëmjen e sotme për pezull...
Deputeti Gazment Bardhi nuk njeh as Lulzim Bashën dhe as S...
Me nisjen e shtatorit, kryeministri Edi Rama bëri disa ndr...
Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e kësaj të enj...
Deputetët, në seancën plenare të kësaj të enjteje zgjatën ...
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ironizoi deputetin G...
Lulzim Basha njihet si njeriu që mbylli listat dhe i vuri ...
Deputeti Toni Gogu replikoi në Kuvend me deputeten Jorida ...
Projektligji për rritjen e pagave të gjyqtarëve të Gjykatë...
Ish-kreu i degës së PD-së së Kukësit, Ibsen Elezi ka reagu...
Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho debatoi m...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, bëri një thirrje ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...