E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Shkresa e Autoritetit të Dosjeve drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, sipas të cilës rezulton se bashkëpunëtori i Sigurimit të Shtetit me inicialet I.M. është vetë Ilir Meta; ish-Ilir Metaj, ish-President i Republikës, ish-Kryetar i Kuvendit, ish-Kryeministër, ish-kryetar i ish-LSI-së e tani Kryetar i Partisë së Lirisë, ka ndezur një debat politik ku pothuaj janë përfshirë të gjithë.
Mirëpo ajo që bën më shumë përshtypje dhe që ngre më shumë pikëpyetje është sjellja e vetë Ilir Metës, i cili në mënyrë të pakuptimtë po sillet sikur edhe ai vetë e ka pranuar si të vërtetë atë që është thënë për të që ka qenë spiun. Kjo lexohet qartë jo vetëm nga nervozizmi i tij sa herë i duhet të flasë publikisht për atë dosje, por edhe nga retorika mjerane e ca idiotëve rreth tij, që ndërsa bëjnë sikur e mbrojnë, në fakt e dekonspirojnë më shumë e shërbejnë si argumenta në favor të akuzës që i është bërë.
Për sa kohë ka zgjedhur të mbrohet pa asnjë argument me çfarë thotë vetë e prej ca injorantëve që në vend t’i vënë vetulla po i nxjerrin sytë, përse Ilir Meta nuk bën më të thjeshtën; të kërkojë dhe ta hapë vetë dosjen e tij. Ligji nuk e pengon për këtë gjë. Atëherë pse nuk e bën? Nëse është vërtetë i pastër, nëse nuk ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit, pse nuk e hap vetë dosjen e tij e ta bëjë publike e të na thotë: shikoni o budallenj, shikoni o të mjerë e hapini sytë përballë të vërtetës ju të gjithë nga Genta Sula e deri te Lindita Nikolla dhe Edi Rama dhe mos më çani kokën me sajesat tuaja e shpifjet me të cilat më akuzoni që kam qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit?
Unë po të isha në vend të Ilir Metës këtë gjë do të bëja e do jua mbyllja gojën të gjithëve.
Por do të bëja edhe një gjë tjetër, natyrisht nëse nuk do të isha spiun; do ta denoncoja në Prokurori publikisht e menjëherë Genta Sulën dhe gjithë Autoritetin e Hapjes së Dosjeve për shpifje, për falsifikim të dokumenteve zyrtare, për shpërdorim detyre dhe për cenim të imazhit.
Pra, po të isha Ilir Meta jo spiun, do ta hapja e publikoja vetë dosjen time fletë për fletë e faqe për faqe, do t’i denoncoja në Prokurori ata që kanë sajuar apo fabrikuar një lajm të rremë dhe e treta, do të inicioja, do të formuloja dhe do të dërgoja në Kuvend vetë amendamentet e kërkuara nga Autoriteti i Dosjeve në ligjin për hapjen e dosjeve.
Mirëpo unë nuk jam Ilir Meta, nuk jam as Ilir Metaj, që nuk ka guxim as ta hapë dosjen e tij e as ta mbyllë.
Pra, përse Ilir Meta/ Metaj nuk e hap dhe nuk e bën publike dosjen e tij?
Pse nuk i denoncon në Prokurori ata që ai mendon se e kanë sajuar lajmin se ka qenë spiun?
Pse nuk e merr vetë iniciativën që të formulojë amendamentet për ndryshimin e ligjit dhe t’i mundësojë Autoritetit të Hapjes së Dosjeve të na thotë të vërtetën?!
Deri tani faktet janë kundër tij. Kundër tij janë edhe veprimet dhe mosveprimet e tij. Ndërkohë, derisa të zbardhet e vërteta, ai është ish-bashkëpunëtori apo ish-spiuni I.M./ CNA.al
Në mesditë kanë nisur reagimet e politikanëve për situatën...
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, pas takimit me krye...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka komentuar zhvillimet ...
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, në një konferen...
Kryeministri Edi Rama, gjatë një konference për shtyp me h...
Me 27 shator të vitit 2000 nga Vlora, kreu i PD-së Sali B...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar pas incidenteve...
Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar për tensionet në v...
CNA.al ka hapur një sondazh për vlerësimin e shqiptarë...
Zëvendëskryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho, ka d...
Në inaugurimin e Terminalit të Ri në aeroporti Ndërkom...
Partia e Lirisë dënon me forcë aktin e rradhës të trad...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi, ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blu...
Miratohen kandidaturat për lidershipin e ri të Forumit...
Në datën 28 korrik, në sheshin "Skënderbej", u zhvillu...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vendosur që t...
Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, e sheh të nevojs...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...