web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Opozita e eklipsuar nga protestat qytetare”/ Hasimja: Kuvendi me rrëshqitje drejt keqfunksionimit

27 Korrik 2026, 21:44, Politikë CNA

“Opozita e eklipsuar nga protestat qytetare”/ Hasimja: Kuvendi me

Politologu Ermal Hasimja analizoi sot situatën politike në vend përmes zhvillimeve parlamentare.

I ftuar në “A2 CNN”, Hasimja ndau kritikën se Kuvendi haset me problematika dhe se ka një rrëshqitje drejt një lloj keqfunksionimi.

Sipas politologut, çështje shqetësuese është edhe gjendja e opozitës në Kuvend, që siç tha, nuk po kryen tërësisht të gjitha funksionet e veta.

Hasimja shtoi se një ndër rolet e opozitës, ajo e protestës, i është eklipsuar prej protestave qytetare.

“Mënyra sesi funksionon parlamenti aktualisht është shumë problematike, me të gjitha rastet që i dimë e që i njohim. Ajo që kemi parë nga parlamenti është që ka një rrëshqitje drejt një lloj keqfunksionimi. Gjithmonë e më tepër, opozitës i ngushtohen hapësirat për të folur. I bëhet e pamundur që të reagojë dhe që të kryejë funksionet e veta. Kuvendi është kthyer në një lloj farse, pasi bëhen votime në mënyrë mekanike. Opozita ka pasur edhe probleme të tjera. Atë që kishte si rol publik përmes protestave, tani i është eklipsuar nga protestat qytetare”,-tha Hasimja./CNA





Lajmet e fundit nga