web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Marrëveshja e huasë me SHBA-në/ Balla: Historike, forcon kapacitetet mbrojtëse të Shqipërisë

27 Korrik 2026, 16:33, Politikë CNA

Marrëveshja e huasë me SHBA-në/ Balla: Historike, forcon

Kreu i Grupit Parlamentar Të Partisë Socialiste, Taulant Balla, komentoi sot miratimin e Marrëveshjes së huasë direkte me SHBA-në.

Duke folur për gazetarët para Kuvendit, balla e cilësoi si një marrëveshje historike, pasi siç theksoi, do të shërbejë për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të vendit, bazuar edhe në kërkesat si vend anëtar i NATO-s.

“Nuk hezitoj ta quaj historike për shkak të certifikatës së sigurisë. Mund t'ju them se është marrëveshje që forcon kapacitetet. Siguria e shqiptarëve është më e rëndësishme. Kuvendi e votoi sot dhe po sot, marrëveshja ka hyrë në fuqi. Besoj shumë se në fillim të shtatorit do të fillojë disbursimi. Do të jshërbejë për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të Shqipërisë, në kushtet e një vendi anëtar të NATO-s në pjesën që i takon dhe përmbushjen e nevojave që ka vendi dhe aleanca në një pjesë të mbrojtjes”,-tha Balla./CNA





Lajmet e fundit nga