web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama: Sorrat dhe korbat as mos të lodhen hiç duke refuzuar “BESËN”, s’ka asnjë lidhje me ta

26 Korrik 2026, 17:39, Politikë CNA

Rama: Sorrat dhe korbat as mos të lodhen hiç duke refuzuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sot lidhur me dokumentin strategjik ‘BESA’ të prezantuar prej tij të premten, duke e ndërthurur me qëndrimet e protestuesve për këtë hap.

Përmes një postimi në rrjetin social 'Facebook', Rama shprehet se interpretimi i fjalëve të tij për 'BESËN' nuk ka asnjë lidhje me protestuesit, që përsërisin se nuk duan dialog, ndërsa shton se nuk ka ndërmend të prishë kontratën që ka me shqiptarët. 

Reagimi i plotë:

Më vijnë në rrugë të ndryshme përmes whatsapit, nga miq a nga të panjohur, muhabete sorrash e korbash pas fjalës sime për Bulevardin e Flamingove. Një prej tyre, që e kam dëgjuar mbrëmjeve edhe me audion origjinale nga poshtë dritares së zyrës, do një koment:

Përsërisin që s’duan “dialog”, s’ka “negociata”, “s’japin besë” po duan vetëm dorëheqjen time! Keqkuptim i madh.

Asnjë prej tyre s’më ka dhënë votë. Me asnjë prej tyre s’kam kontratë. Për asnjë prej tyre dhe as për të tërë ata bashkë, s’më ka shkuar asnjëherë ndërmend të prish kontratën me 800 mijë shqiptarë, ndër të cilët edhe plot flamingo.

Fjala ime ishte për mësimet që mora nga Bulevardi i Flamingove dhe i drejtohej atyre, flamingove, jo puplave të zeza që mblidhen çdo natë në bulevard për të sharë në kor apo çdo ditë parlamentare rrotull Kuvendit për të hedhur vezët e urrejtjes së tyre.

Në fjalën time sorrat e korbat ishin pjesë, sepse ishin ana e errët dhe e pandashme e asaj proteste, po jo se kanë ndonjë pjesë në detyrimet e nxjerra prej mësimeve nga Bulevardi i Flamingove.

Kështu që sorrat dhe korbat as mos të lodhen hiç duke refuzuar BESËN sepse BESA jonë s’ka asnjë lidhje me ta. Po deshën as të mos rreshtin së ardhuri poshtë penxheres time me kërkesën për dorëheqje deri në vitin 2029! Sepse liria është e njëjtë edhe për ta pavarësisht se na ndajnë drita me errësirën. Dhe demokracia me të drejtat e veta, përfshirë edhe protestën, funksionon njësoj për të gjithë në këtë vend që ata e quajnë “diktaturë”.

Ndërsa kontrata ime me shqiptarët nuk varet në asnjë pikë të vetme nga ata po është pronë e të gjithë atyre me të cilët e kam nënshkruar, si edhe gur themeli i jetës demokratike./CNA

 





Lajmet e fundit nga