web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Shqiptarëve nuk u duhet një qeveri e keqe"/ Zhupa: Ramës nuk i jepet besa, bëri autogol

25 Korrik 2026, 18:14, Politikë CNA

"Shqiptarëve nuk u duhet një qeveri e keqe"/ Zhupa:

Deputetja demokrate, Ina Zhupa ka reaguar lidhur me qëndrimet e shprehura dje nga kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes me Grupin Parlamentar të PS-së dhe kabinetin qeverisës, ku përmendi edhe dokumentin e “Besës”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zhupa shprehet se Ramës nuk i jepet besa, ndër sa hedh akuza se ai drejton një qeveri të keqe, që siç theksoi, nuk u duhet qytetarëve shqitparë.

Reagimi i plotë:

A i jepet besa një kryeministri që manipulon edhe citimet?

Qeveri e keqe, kështu e cilëson Rama qeverinë e tij, duke bërë autogolin e citimit të Tocqueville.

Tokëvili ( Tocqueville) shkruan në faqen 250 të librit të tij “Rregjimi i vjetër dhe Revolucioni”: Përvoja na mëson se çasti më i rrezikshëm për një qeveri të keqe është zakonisht ai kur ajo fillon të reformohet.

Këtë citoi Rama por “harroi” fjalën e KEQE duke mashtruar përsëri sic e ka zakon.

Një qeveri e keqe nuk i duhet shqiptarëve!! Rama jepe dorëheqjen!/CNA





Lajmet e fundit nga