web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Bulevardi i flamingove, manifestim spektakolar"/ Rama: Pashë të vërtetën tronditëse

24 Korrik 2026, 12:52, Politikë CNA

"Bulevardi i flamingove, manifestim spektakolar"/ Rama: Pashë

Kryeministri Edi Rama ka folur për protestat, të cilat i quan bulevardi i flamingove duke thënë se ishte një manifestim spektakolar nga i cili pa të vërtetën tronditëse.

“Në pasqyrën e bulevardit të flamingove unë pashë një të vërtetë tronditëse që asnjë statistikë nuk e tregon, por asnjë provë nuk e rrëzon.

Në atë protestë pati ndërhyrje të huaj, brutale, video të deformuara, aktorë të vënë në funksion të shumëfishimit të zemërimit dhe ishin pjesë e rëndësishme e protestës.

Asnjë prejt tyre nuk ishin zemra e atij manifestimi spektakolar që ktheu bulevardin në hendek më të dukshëm të mundshëm mes fakteve dhe përjetimit të njerëzve. Përgjigjja për themelin e atij hendeku nuk kërkohet te pjesët e bashkëngjitura të protestës, por te pritshmëritë e njerëzve dhe konflikti i tyre me përvojën e përditshme”, tha Rama./ CNA





Lajmet e fundit nga