web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E enjte intensive/ Mblidhet sot Kuvendi, zhvillohet seanca e fundit plenare

23 Korrik 2026, 07:25, Politikë CNA

E enjte intensive/ Mblidhet sot Kuvendi, zhvillohet seanca e fundit plenare

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancën e fundit plenare për këtë sesion parlamentar. Bazuar në urdhrin e nënshkruar nga kryeparlamentari Niko Peleshi, seanca do të zhvillohet në orën 10:00.

Në rendin e ditës janë një sërë pikash për çështje me rëndësi, përfshirë 7 projektrezoluta, 4 projektvendime, 15 projektligje, interpelanca dhe seanca pyetje-përgjigje.

Seanca e nesërme pritet të jetë e ngjeshur, me diskutime të shumta dhe votime për çështjet e ditës, që do të përmbyllin punimet për t’u rikthyer sërish në muajin shtator. /CNA





Lajmet e fundit nga