web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Strategjia Rrugore 2026-2030, te Marrëveshja me Ukrainën/ Vendimet e reja të qeverisë

22 Korrik 2026, 16:56, Politikë CNA

Këshilli i Ministrave, nga mbledhja e mbajtur sot më datë 22 korrik, miratoi disa vendime dhe projektligje.

Më konkretisht, u miratuan këto ndryshime në disa fusha, si më poshtë:

-Disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin nr. 722, datë 11.11.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e masës, të kritereve, procedurave dhe dokumentacionit për vlerësimin dhe përfitimin e aftësisë së kufizuar, të ndihmësit personal, si dhe të strukturave përgjegjëse e të detyrave të tyre”, të ndryshuar.

-Një shtesë në Vendimin nr. 182, datë 26.2.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e masës, të kritereve, procedurave dhe dokumentacionit për vlerësimin dhe përfitimin e pagesës për personat me aftësi të kufizuara, si dhe të ndihmësit personal”, të ndryshuar.

-Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar”.

-Për përcaktimin e rregullave, të procedurave dhe të masës së kompensimit në rastet e plagosjes dhe dëmtimit të shëndetit të punonjësve të Policisë së Shtetit, si dhe për përcaktimin e rregullave dhe të procedurës së trajtimit të familjarëve të punonjësve të Policisë së Shtetit që humbin jetën për shkak të detyrës.

-Për disa shtesa në Vendimin nr. 751, datë 1.12.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për një mbrojtje të veçantë nga shteti për gratë e papuna me tre apo më shumë fëmijë të moshës deri në 18 vjeç”.

-Një shtesë në Vendimin nr. 277, datë 18.6.1997, të Këshillit të Ministrave, “Për përfitimet nga statusi i të verbrit”, të ndryshuar.

-Për marrjen e masave për hartimin e legjislacionit në fushën penale, në kuadër të procesit të integrimit evropian.

-Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kabinetit të Ministrave të Ukrainës, për transportin ndërkombëtar rrugor.

-Miratimin e Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026 - 2030 dhe të planit të veprimit 2027 - 2029./CNA

 

 

 





Lajmet e fundit nga