web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklaratat e Ramës për protestat/ Këlliçi: 13 vite abuzim me pushtetin, jep dorëheqjen

24 Korrik 2026, 17:24, Politikë CNA

Deklaratat e Ramës për protestat/ Këlliçi: 13 vite abuzim

Deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar lidhur me deklaratat e bëra sot nga kryeministri Edi Rama lidhur me protestat qytetare kundër qeverisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi shprehet se Rama iu shmang mesazhit të vërtetë të protestës.

Sipas demokratit, në bilancin politik të 13 viteve të qeverisjes së udhëhequr nga Rama është dëshmuar korrupsioni, lidhja me krimin, arroganca, shpërfillja dhe shtypja ndaj qytetarëve, gjë që siç theksoi, zgjidhet vetëm përmes dorëheqjes së tij,

“Edi Rama ju shmang mesazhit të vërtetë të protestës sot me një fjalim të gjatë, të mërzitshem, përsëritës, pa ide.

Njerëzit nuk janë mbledhur prej gati 2 muajsh në shesh, nuk janë ngritur në revoltë që t'i japin atij një shans të korigjohet. Qytetarët janë në protestë sepse nuk duan më të kenë të bëjnë me Edi Ramën.

Ai pati kohë 13 vite dhe shqiptarët e panë se qeverisja e tij ishte korrupsion, afera të përditshme, lidhje me krimin, arrogancë, shpërfillje e shtypje ndaj qytetarëve. Çdokush e ka bilancin e këtyre 13 viteve.

Shumica nuk e përmirësuan dot jetën por u bënë deshmitarë të luksit të shfrenuar të Edi Ramës dhe rrethit të tij.

Pra nuk kemi të bëjmë me një keqkuptim që do rregullohet me dy dokumenta. Kemi të bëjmë me një ndërprerje të kontratës me të cilen ai abuzoi 13 vite rresht.

Njerëzit janë lodhur, u ka ardhur në majë të hundës nga fjalime e marifete si sot. Kërkojnë dhe presin vetëm një akt:

Jepe dorëheqjen!”,-shkruan Këlliçi./CNA





Lajmet e fundit nga