web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këlliçi-Ramës: S'të bëhen as 400 mijë vota, nuk konkurron dot me energjinë e protestës

26 Korrik 2026, 20:58, Politikë CNA

Këlliçi-Ramës: S'të bëhen as 400 mijë vota,

Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar lidhur me qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për mënyrën sesi i interpretua dokumenti ‘BESA’ nga protestuesit.

Në një postim në rrjetet e tij sociale, Këlliçi shprehet se nëse i mbledh të gjithë bashkë, Edi Ramës nuk i bëhen sot as gjysma e 800 mijë votave që pretendon se ka.

Sipas deputetit, pas Ramës janë vetëm disa grupime me interesa financiare që janë pasuruar shumë këto 13 vite, oligarkët që kanë ndarë Shqipërinë me të.

Më tej, Këlliçi thekson se asnjë nga këto grupime nuk konkuron dot me energjinë, kauzën, moralin dhe fabulën e sheshit, të protestës.

Postimi i plotë:

Ramës nuk ka kush i shkruan!

Nëse i mbledh të gjithë bashkë, Edi Ramës nuk i bëhen sot as gjysma e 800 mijë votave që pretendon se ka.

Pas tij janë vetëm disa grupime me interesa financiare që janë pasuruar shumë këto 13 vite, oligarkët që kanë ndarë Shqipërinë me të, organizatat kriminale që kanë ndarë pushtet me të, pjesa e korruptuar e administratës dhe patronazhistët.

Të gjithë bashkë edhe në shifra po sidomos në atë që përfaqësojnë nuk mund të mbajnë në karrige një Kryeministër. Kur thotë se i paskan shkruar njerëz të shqetësuar rreth dorëheqjes, ai genjen si dreqi.

Ata që mund t'i shkruajnë janë vetëm klientet e qeverisjes së tij sepse duan të vjedhin më shumë dhe krerët e bandave që nuk duan të humbasin mbështetjen politike. Askush tjetër nuk i shkruan Kryeministrit më të korruptuar në Europë.

Asnjë nga këto grupime nuk konkuron dot me energjinë, kauzën, moralin dhe fabulën e sheshit, të protestës.

Ata ia kanë dalë të fitojnë simpatinë e shqiptarëve dhe botës dhe i kanë lënë Ramës një shifër pas të cilës kapet dhe skalionet e policisë me lëndë helmuese./CNA

 

 

 





Lajmet e fundit nga